Lajmet

12 janar 2023

Takimi i parë i Sekretariatit Teknik të Këshillit Ndërministror për Ndryshime Klimatike

Takimi i parë i Sekretariatit Teknik të Këshillit Ndërministror për Ndryshime Klimatike, i cili do të siguroj që politikat qëndrore të përkrahin agjendën për zbutje dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. 

 

Si kryesues i Këshillit Ndërministror për Ndryshime Klimatike, pres nga Sekretariati një angazhim të madh për të orientuar Këshillin drejt politikave e projekteve të duhura në përputhje me strategjitë kombëtare dhe agjendën e gjelbër të BE-së. 

 

Agjenda e cila është ndarë me partnerët tanë donatorë ka në fokus përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, pasi që vit pas viti përballemi me vërshime, thatësira, zjarre dhe efekte tjera negative të ndryshimeve klimatike.

Lexo dhe:

Ministria e Mjedisit shënon Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve

Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve VIER PFOTEN Kosova/PYLLI I ARINJVE Prishtina, kanë shënuar këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina, Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit.

 

Besmir Kokollari – Kryesues i Këshillit Organizativ nga MMMPHI theksoi: Dita Botërore e Kafshëve u themelua me vizionin e krijimit të vetëdijes për mizorinë ndaj kafshëve dhe promovimit të dhembshurisë dhe respektit më të madh për kafshët përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit. Qëllimi është t'i jepet fund abuzimit të kafshëve dhe të promovohet ruajtja dhe përdorimi i përgjegjshëm i tyre. Tema e Ditës Botërore për mbrojtjen e Kafshëve për vitin 2022 është "Planeti i përbashkët". Tema thekson faktin se bota i përket çdo krijese të gjallë dhe jo vetëm njerëzve.

 

Kosova hynë në radhën e vendeve me faunë më të pasur dhe më heterogjene të Gadishullit Ballkanik. Kjo pasuri faunistike është rezultat i ndikimeve të shumta të regjionit mesdhetar, euro-siberian dhe atij nordiko-alpin, si dhe i ndryshimeve të shpeshta të kushteve ekologjike nga e kaluara.

 

Në vendin tonë mund të gjenden lloje të gjitarëve dhe shpendëve e që janë mjaftë të rralla për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Disa prej tyre janë relikte e të kërcënuara nga zhdukja dhe për këtë arsye gjenden në listat dhe konventat ndërkombëtare.

Sipas agjendës u vazhdua edhe me prezantimet ku z. Sadik Heta, Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve AUV Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i cili theksoi se Dita Boterore e kafshëve ka pasur sukses te madh ne përmirësimin e jetës së kafshëve p.sh. në Kosovë është future ne kodin penal Mbrojtja e kafshëve si: Ligji për kujdesit ndaj kafshëve, ligji i Veterinarisë dhe aktet tjera nënligjore.  

Përderisa znj. Teuta Fazliu, kryesuese e grupit punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar prezantoi ecurinë e grupit punues lidhur me këtë strategji.

Ndërsa Afrim Mahmuti nga Pylli i arinjve në pika të shkurtra prezantoi punën ndër vite si vend ku janë strehuar të gjithë arinjtë të cilët për vite të tëra kanë qenë të shpërndarë dhe keqtrajtuar në gjithë Kosovën ndërsa tani mund ta shihni se këta arinj kane një kujdes të duhur.

Pas prezantimeve pat diskutime të ndryshme nga të pranishmit dhe u vazhdua me ecje në shtegun e pyllit të arinjve.

Lexo më shumë

Në mbledhjen e 100-të të Qeverisë

Në mbledhjen e 100-të të Qeverisë.

 

Miratuam Raportin vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2021.

 

Ndryshuam dhe plotësuam Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, me ç’rast vazhdohet afati i cili ju mundëson qytetarëve që të legalizojnë ndërtimet e tyre. 

 

Ndarja e mjeteve buxhetore nga (MFPT), për shembjen e rrugës Nacionale N22.3 tek vendi i quajtur “Kërshi i Kajushës”, në Mitrovicë. 

 

Aprovuam kërkesën e komunës së Podujevës për shpronësim të pronave shoqërore për infrastrukturë shëndetësore, varrezat e qytetit dhe shtëpinë e kulturës.

Lexo më shumë