Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër
Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër
Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës.
Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.
Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.