Në takimin e Ministrave të Komunitetit të Energjisë në Athinë, ndamë me të gjithë reformat që Republika e Kosovës ka zbatuar në agjendën klimatike
Në takimin e Ministrave të Komunitetit të Energjisë në Athinë, ndamë me të gjithë reformat që Republika e Kosovës ka zbatuar në agjendën klimatike. Gjithashtu, duke marrë parasysh që nuk kemi pasur asnjë reagim nga mekanizmat multilateralë ndërkombëtarë për të adresuar kushtet e NDC-së sonë vullnetare dhe ende kemi dyert e mbyllura për financim klimatik, duke vazhduar tutje, prioriteti kryesor i agjendës klimatike në Kosovë do të jetë përshtatja ndaj rreziqeve të klimës, me fokus të veçantë në sigurinë energjetike dhe ujore.
Duhet që brenda dekadës së ardhshme të kemi rezervarë të rinj të ujit për t’u përshtatur ndaj thatësirave dhe rreziqeve të tjera nga ndryshimi i klimës, si dhe kapacitete të reja për furnizim energjetik të lirë dhe të sigurt me resurse vendore.