Lajmet

22 prill 2025

RAPORTO KRIMET MJEDISORE

Në Ditën e Tokës po lancojmë një Raportimin e Gjelbër, iniciativë që ju mundëson të adresoni shqetësimet tuaja mjedisore:

Nëse hasni ndotje të mjedisit, hedhje të mbeturinave, ndotje të ujërave apo shkelje të tjera mjedisore sipas ligjit për kundërvajtje dhe Kodit Penal (Kapitulli XVII, Neni 27), mund të raportoni në:

0 800 00013 ose përmes emailit në: raportimi.gjelber@rks-gov.net

Raportimet, pasi të shqyrtohen nga Departamenti i Mjedisit, do t’u përcillen inspektorateve komunale ose lokale për veprim të mëtejshëm, sipas kompetencës. Identiteti i raportuesit do të mbetet i mbrojtur, inspektorateve do t’u dorëzohen vetëm faktet e raportimit.

Kontributi juaj është thelbësor për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme më të pastër për Kosovën!

Lexo dhe:

Nga Durrësi në Prishtinë: një hekurudhë e re, një epokë e re për Kosovën dhe Shqipërinë

Hekurudha Kuq e Zi.

Përmbyllet me sukses studimi i fizibilitetit dhe dizajni preliminar për linjën hekurudhore Durrës - Prishtinë, një projekt strategjik që na afron më shumë me Shqipërinë dhe i hap rrugë një transformimi të madh ekonomik, social e mjedisor.

Kjo linjë do të shërbejë si urë për njerëzit dhe bizneset, do të ulë kostot e transportit, dhe me portin e thatë në Prishtinë si zgjatje e portit Romano në Durrës, po krijojmë një nyje të re zhvillimi për të gjithë rajonin.

Bashkë me zv. kryeministren e Shqipërisë Belinda Balluku, ministrin e financave Petrit Malaj, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, pamë prezantimin e studimit të fizibilitetit dhe dizajnit preliminar për këtë linjë hekurudhore.

1.8 miliard euro investim, rreth 105 km hekurudhë, 14 tunele, 7 stacione, dhe një vizion i përbashkët i Shqiptarisë që po bëhet realitet.

Lexo më shumë

Shenimi i Ditës se Tokës

Sot, në Ditën e Tokës, me një zgjidhje të bazuar në natyrë. Pas pastrimit të Lumit Sitnica, në një zonë të identifikuar si me rrezik të lartë për përmbytje të shpejta, mbollëm 200 drunj. Me rrënjët e tyre, pemët mbajnë tokën, ndalojnë erozionin dhe përthithin ujin, duke ulur rrezikun nga përmbytjet. Natyra rehabilitohet me natyrë. Kjo është mënyra si ia sigurojmë një mjedis të pastër brezave që vijnë.

Gjithashtu sot, në Universitetin e Mitrovicës mbollëm një pemë ulliri, pemë e cila lulëzon në klimë më të ngrohtë, si simbol i përshtatjes dhe i orientimit tonë drejt zgjidhjeve që e shohin klimën që po ndryshon jo vetëm si rrezik, por edhe si mundësi për të vepruar e për të përfituar. Kjo është pikërisht qasja që po ndërtojmë përmes Strategjisë për Përshtatje, një qasje që e bën Kosovën të gatshme, e mban të jetueshme dhe të bukur për brezat që vijnë.

Lexo më shumë