Në kuadër të projektit FLOWS, arritëm që digën në Desivojcë të e zhvillojmë deri në dizajnin bazik
Në kuadër të projektit FLOWS, arritëm që digën në Desivojcë të e zhvillojmë deri në dizajnin bazik. Një hap më tutje drejt maturimit të projektit, me qëllim që të fillojmë ndërtimin së shpejti. Qytetarët e rajonit të Kamenicës shpesh janë goditur nga thatësira të përsëritura dhe kanë më së paku disponueshmëri të ujit në krahasim me shifrat për rajonin. Aktualisht në këtë zonë, furnizimi me ujë për kokë banori është vetëm 1600 metra kub në vit, që është vetëm 16% e mesatares rajonale. Ndërsa uji i akumuluar për kokë banori është 290 metra kub, shumë më pak se mesatarja rajonale prej 696 metra kub.
Ndërtimi i kësaj dige përveç që adreson nevojën për ujë të pijshëm dhe ujitje, do jetë masë mbrotjeje kundrejt vërshimeve dhe do ketë edhe potencial të prodhimit të energjisë elektrike.