Lajmet

18 mars 2025

Nënshkruam memorandumin e mirëkuptimi me Odën e Inxhinierëve dhe atë të Arkitektëve të Republikës së Kosovës

Nënshkruam memorandume mirëkuptimi me Odën e Inxhinierëve dhe atë të Arkitektëve të Republikës së Kosovës, duke siguruar mbështetje institucionale dhe financiare për funksionalizimin e tyre gjatë periudhës së përkohshme.

Keto memorandume shënojnë një hap të rëndësishëm për rregullimin dhe zhvillimin e profesionit të inxhinierëve dhe arkitektëve në fushën e ndërtimit, duke mundësuar kushte të qëndrueshme për veprimtarinë e tyre dhe forcimin e kapaciteteve profesionale.

 

Lexo dhe:

Ministri Aliu vizitoi fillimin e punimeve të Projektit “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit”

Sot vizituam fillimin e punimeve të Projektit “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit”, një projekt ky i financuar nga BERZh me vlerë 16 milionë euro.

Projekti përfshin:

-Zgjerimin e rrugës nga 2 në 4 korsi

-5 rrethrrotullime

-Trotuare për këmbësorët

-Përmirësim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

-Ndriçim publik

Punimet pritet të zgjasin një vit sipas planit dinamik. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e rrugës Nacionale N2, duke e zgjeruar atë në një rrugë me nga dy korsi në secilin drejtim, dhe do të kontribuoj në rritjen e sigurisë dhe lehtësisë së qarkullimit për qytetarët e Ferizajit dhe të gjithë rajonin.

Lexo më shumë

Nënshkruam marrëveshjen e partneriteti me UN-Habitat për të forcuar sektorin e banimit social në Kosovë

Nënshkruam një marrëveshje të re partneriteti me UN-Habitat për të forcuar sektorin e banimit social në Kosovë. Përmes këtij partneriteti do të fuqizojmë institucionet, do të sjellim politika më efektive dhe do të krijojmë mundësi më të mira për familjet që kanë më shumë nevojë.

Lexo më shumë