Lajmet

18 prill 2023

Ministri Liburn Aliu dhe Kryeministri Albin Kurti vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Ministri Liburn Aliu se bashku me Kryeministrin e Republikës Albin Kurti, vizituam Agjencinë Kadastrale të Kosovës, me ç’rast bashkëbiseduam për projektet, punët, aktivitetet dhe planifikimet që kemi bërë për këtë vit dhe vitet në vijim.

Përgjatë Qeverisjes tonë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë ndryshime rrënjësore, ku në kuadër të reformave drejt digjitalizimit për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës si dhe zhvillimeve të përgjithshme dhe avancimeve të reja, kemi ofruar shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.

Në 20 vite para Qeverisjes Kurti, përafërsisht 20 milionë euro janë investuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e gjatë qeverisjes sonë tashmë 2 vjeçare, janë duke u investuar rreth 16 milionë euro. Pra, sa është investuar për 20 vite nga qeveritë e mëparshme, aq janë duke u investuar vetëm në 2 vite të qeverisjes sonë.

Përmes krijimit të një infrastrukture të duhur ligjore, me aprovim të Ligjit për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor dhe Ligjit për Kadastër që do të miratohet së shpejti, përkushtimi dhe investimi ynë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ka mundësuar që qytetarët të kenë shërbime të shpejta e cilësore.

Përveç realizimit të projekteve madhore, vlen të theksohet se gjatë këtij mandati qeverisës kemi arritur të digjitalizojmë listë e shërbimeve pronësore që tani mund të merren “online” përmes platformës eKosova, ku përpos Certifikatës mbi të drejtat pronësore në pronën e paluajtshme, tani i janë shtuar edhe nxjerrja e produkteve si në vijim:

certifikata mbi të drejtat në pronën e paluajtshme për anëtarë të familjes,

koordinatat e njësisë kadastrale,

koordinatat e njësisë kadastrale për anëtar të familjes,

kopja e planit dhe kopja e planit për anëtarë të familjes.

Gjurmimi i lëndës së dorëzuar në kadastër, nëpërmjet formës elektronike në web faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Ky sistem është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës me një klik nga shtëpitë e tyre. Para zhvillimit të kësaj mundësie, mënyra e vetme për informim për kërkesat e tyre, ishte nëpërmjet vizitës së drejtpërdrejtë në zyrën kadastrale komunale.

Agjencia Kadastrale e Kosovës, përbrenda Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është kyçe edhe në përfundimin me sukses të një procesi kritik për projekte infrastrukturore. Bëhet fjalë për shpronësime, për të cilat kur është marrë mandati i Qeverisë së re, borxhi shpronësimeve ka qenë në vlerë prej 183 milionë euro. Tani më, vetëm për dy vite, kemi arritur të përfundojmë pagesat për 75 milionë euro, dhe 25 milionë euro tjera janë buxhetuar për këtë vit, që i bie që për tre vite nga i gjithë borxhi i trashëguar prej 183 milionë euro, do ti shlyejmë rreth 55% të borxhit, për tre vite të qeverisjes sonë.

Lexo dhe:

Edhe një zotim tjetër i përmbushur

 

 Sot bashkë me zëvendësministrin Durmishi dhe banorët e Vitisë, përuruam fillimin e punimeve për kyçjen e Vitisë në autostradën që e lidh Prishtinën me Shkupin - R6 “Arbën Xhaferi”.

Një rrugë e rëndësishme, e cila do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe do të shërbejë edhe si një alternativë më shumë për të gjithë qytetarët, e që pritet të jetë e realizuar dhe hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve brenda 175 ditëve.

Vlera e këtij projektit është rreth 2.7 milionë euro dhe do të realizohet me ritme të kënaqshme, falë edhe  bashkëpunimit me banorët, të cilët kanë mbështetur realizimin e këtij projekti.

Ky do të jetë viti i shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore për të gjithë qytetarët e vendit.

 
Lexo më shumë

Sot u shënua me aktivitete të ndryshme eventi “Ditët e Tokës në Kosovë”

Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë shënuan “Ditët e Tokës në Kosovë”, në Sheshin Skënderbe, në Prishtinë. 

Për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore, në këtë ngjarje është përfshihet një strukturë e pa-përfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i recikluar dhe i rindërtuar njësitë një-përdorimshe plastike. Përmes një përvoje interaktive dhe argëtuese të mësimit, fëmijët kanë përdororur parimet e dizajnit të ndërprerë 'disruptive design' dhe  finalizuan strukturën në fjalë. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, shkëlqesia e saj Vjosa Osmani-Sadriu theksoi: “po aq sa po ndikon natyrshëm fakti se zhvillimet e fenomenet globale mjedisore po bëhen gjithnjë e më sfiduese, po kaq po kontribuon mobilizimi dhe angazhimi i gjithanshëm për të ngritur vetëdijën për çështjet mjedisore. Fakti që ne jemi mbledhur sot dhe po shënojë Ditët e Tokës në Kosovës është një dëshmi e drejtpërdrejt e kësaj. 

 Ministri z. Liburn Aliu theksoi: Sot, jemi në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme, e për një Kosovë më Ekologjike!

Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan, do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë, e po ashtu aktivisht po lobojmë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike. 

Tani më kemi ndërtuar një infrastrukturë të mirë ligjore sa i përket mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Efikasiteti i politikave që vijojnë nga legjislacioni e strategjitë mjedisore, varen direkt nga kontributi i secilit prej nesh. Ne jemi pjesë e këtij ekosistemi, që nga individi, familja, qyteti, shteti e rajoni. 

Le të na shërbejë kjo ditë, si thirrje për të gjithë ne, për qeverinë dhe bizneset, komunat dhe organizatat, aktivistët dhe mediat, komunitetet dhe qytetarët që të punojmë bashkë për një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë, sepse aktivizmi vullnetar i çdo qytetari për angazhime të përbashkëta e ka emëruesin e njejtë, e që është mbrojtja e mjedisit! 

Peshën e përgjegjësisë ndaj tokës, gjithsecili nga ne e kemi të madhe, por edhe përkushtimin për promovimin e nismave miqësore për mbrojtjen e mjedisit, e bëjmë me plot pasion e përkushtim, kështu duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore, për të promovuar praktika të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për të ndërmarr veprime konkrete për mbrojtjen e tokës dhe shëndetit tonë. 

Le të jemi referencë në botë për një Kosovë të Gjelbër, e përgjithmonë bashkë për Natyrën, Mjedisin, e Jetën. 

Ndërsa,Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, e nderuara Maria Suokko theksoi: 

“Dita e Tokës është koha për të reflektuar se çfarë nëna natyrë do të thotë për ne. Shëndeti ynë si njerëzim varet nga shëndeti i nënës natyrë. Çdo ditë dëgjojmë për presionet me të cilat po përballet planeti ynë. Klima po ndryshon. Natyra dhe biodiversiteti janë të kërcënuar. Ndotja dhe mbetjet po grumbullohen. Ndërsa ndonjëherë, sfidat duken shumë masive dhe komplekse – të pamundura për t'u përballur nga individët. Por fakti është se çdo veprim ka rëndësi dhe duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë  edhe më shumë. Sot, ju të rinjtë do të na tregoni një shembull pozitiv se çfarë mund të bëhet duke ripërdorur mbetjet plastike që keni sjellë nga shtëpia. Duke punuar së bashku dhe duke përdorur të menduarit kreativ, zgjidhjen e problemeve dhe dizajnin, mbetjet do të bëhen blloqe ndërtimi të këndit të lojërave. Përgjatë festimit të Ditëve të Tokës të Kosovës, le të angazhohemi të gjithë që të bëjmë më të mirën për të mbrojtur Nënën Natyrë – sepse ajo është e vetmja që kemi”.

Shkëlqesia e tij, Eric Dietz, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë theksoi:

“Besoj se kjo nismë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të fuqizuar të rinjtë për të ndërmarrë veprime drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Do të doja të citoja Nënë Terezën, e cila tha: “Ndihem e zemëruar vetëm atëherë kur shoh mbeturina, kur gjërat që ne i shpërdorojmë janë ato që njerëzit kanë nevojë, gjëra që do t'i shpëtonin ata nga vdekja." 

Fëmijët tanë janë e ardhmja. Çdo veprim që ndërmarrim sot do të ndikojë në jetën e tyre shumë më tepër sesa në tonat. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në ripërtrirjen e Tokës sonë. Luksemburgu është i përkushtuar fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e qëndrueshmërisë ndaj klimës.”

Lexo më shumë