Lajmet

10 dhjetor 2024

Bashkë me Ministren Rizvanolli morëm pjesë në lansimin e raportit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin në Kosovë

Bashkë me Ministren Rizvanolli morëm pjesë në lansimin e raportit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin në Kosovë. Ky raport tregon një situatë shqetësuese, por gjithashtu konfirmon se jemi duke punuar në drejtimin e duhur për sigurinë e vendit dhe për të mbajtur Kosovën të jetueshme ndaj skenarëve klimatik të së ardhmes.

Studimi thotë se duhet të investojmë 2.8 miliardë euro për t’u mbrojtur nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, kryesisht në projekte për ujë të pijshëm dhe ujitje. Kemi filluar tashmë me projekte për ndërtimin e rezervuarëve të rinj, si Firaja, Shtimja dhe Pollata, që do të ndihmojnë të përballojmë përmbytjet dhe thatësirat. Një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të ekspertëve vetëm se janë në realizuar apo janë pjesë e strategjisë për përshtatje ndaj ndryshimit të klimës.

Po punohet me përkushtim për ta mbajt Kosovën të jetueshme edhe ndaj ndryshimeve të kushteve klimatike. Më shumë ujë, më shumë jetë.

Lexo dhe:

Përfundon rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan

Përfundon rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan

Përuruam rregullimin e shtratit të Lumëbardhit në Deçan në vlerë prej 3 milionë euro. Menaxhimi dhe mbrojtja e ujërave të Kosovës vazhdon të mbetet prioritet për ne.

Në kuadër të këtij projekti janë përfunduar punimet në vijim:

• Rregullimi i shtratit të lumit me gurë për mbrojtje nga erozionet dhe përmbytjet;

• Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të ujërave duke ndërtuar rrjetin e ujësjellësit dhe sistemin e kanalizimit;

• Instalimi i ndriçimit modern dhe ndërtimi i trotuareve të reja.

Lexo më shumë

Hapen procedurat e prokurimit për zgjerimin e rrugës Nacionale N25, segmenti QMI - Lipjan

Para një muaji u miratua vendimi në Qeveri për shpronësim për këtë projekt, e sot i hapëm edhe procedurat për dorëzimin e ofertave.
Lexo më shumë