Lajmet

13 shtator 2024

Lansuam aplikacionin "Fëmijët të Sigurt në Rrugë", një iniciativë që përbën një hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë

Lansuam aplikacionin "Fëmijët të Sigurt në Rrugë", një iniciativë që përbën një hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
Aplikacioni ofron informata të shumëta, që synim kanë vetëdijësimin e fëmijëve, prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, mbi rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.
Synimi ynë është që të përmirësojmë sigurinë rrugore përmes zgjidhjeve inovative dhe ndërgjegjësimit të gjerë në shoqëri. Besojmë se ky aplikacion do të kontribuoj në parandalimin e aksidenteve dhe do të bëjë rrugët tona më të sigurta për të gjithë, veçanërisht për fëmijët.
Falënderojmë sinqerisht të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti, përfshirë GIZ-in dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj kësaj kauze të rëndësishme.

Lexo dhe:

Me rastin e fillimit të punimeve,ministri Aliu vizitoi rrugën Regjionale R129 Mitrovicë - Bajgorë - Kërpimeh

Me rastin e fillimit të punimeve,ministri Aliu bashkë me zv.ministrin Hysen Durmishi, deputetin Armend Muja dhe bashkëpunëtorë, vizituam rrugën Regjionale R129 Mitrovicë - Bajgorë - Kërpimeh.
Me vlerë të investimit prej rreth 3.8 milionë euro si dhe një plan të strukturuar dhe dinamik të punës, i cili do të zgjasë 152 ditë pune, ky projekt do të sjellë një transformim të dukshëm në infrastrukturën rrugore të zonës.
Përmirësimi i kësaj rruge do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të transportit dhe do të lehtësojë lidhjet mes komuniteteve, duke ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.
Lexo më shumë

Nga data 16 deri më 22 shtator do të shënohet Java Evropiane e Lëvizshmërisë dhe më 22 shtator 2024 “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunat: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Suharekë dhe Junik,  OJQ-të: “Marakli t’Biciklave”, ESRA do të shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 16- 22 shtator dhe “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina” më 22 shtator 2024 me aktivitete sipas agjendës. 


Lexo më shumë