Lajmet

11 shtator 2024

Me rastin e fillimit të punimeve,ministri Aliu vizitoi rrugën Regjionale R129 Mitrovicë - Bajgorë - Kërpimeh

Me rastin e fillimit të punimeve,ministri Aliu bashkë me zv.ministrin Hysen Durmishi, deputetin Armend Muja dhe bashkëpunëtorë, vizituam rrugën Regjionale R129 Mitrovicë - Bajgorë - Kërpimeh.
Me vlerë të investimit prej rreth 3.8 milionë euro si dhe një plan të strukturuar dhe dinamik të punës, i cili do të zgjasë 152 ditë pune, ky projekt do të sjellë një transformim të dukshëm në infrastrukturën rrugore të zonës.
Përmirësimi i kësaj rruge do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të transportit dhe do të lehtësojë lidhjet mes komuniteteve, duke ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.

Lexo dhe:

Banimi i përballueshëm dhe social po jetësohet

Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social.
Dje dhe sot janë nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit.
Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës.
Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë.
Hap pas hapi drejt realizimit për banimin e përballueshëm dhe social.
Lexo më shumë

Lansuam aplikacionin "Fëmijët të Sigurt në Rrugë", një iniciativë që përbën një hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë

Lansuam aplikacionin "Fëmijët të Sigurt në Rrugë", një iniciativë që përbën një hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
Aplikacioni ofron informata të shumëta, që synim kanë vetëdijësimin e fëmijëve, prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, mbi rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.
Synimi ynë është që të përmirësojmë sigurinë rrugore përmes zgjidhjeve inovative dhe ndërgjegjësimit të gjerë në shoqëri. Besojmë se ky aplikacion do të kontribuoj në parandalimin e aksidenteve dhe do të bëjë rrugët tona më të sigurta për të gjithë, veçanërisht për fëmijët.
Falënderojmë sinqerisht të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti, përfshirë GIZ-in dhe Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj kësaj kauze të rëndësishme.
Lexo më shumë