Lajmet

25 korrik 2024

Në luftën kundër krimeve mjedisore, aksionin e radhës me Task Forcën e Gjelbë

Në luftën kundër krimeve mjedisore, aksionin e radhës me Task Forcën e Gjelbër, e realizuam në Parkun Kombëtar “Sharri”, në afërsi të majës së Lubotenit.
Gjatë inspektimit kemi identifikuar një ndërtim pa leje në ndërtim e sipër në pronë publike, ndaj të cilit i kemi inicuar procedurat ligjore.
MMPHI nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj krimeve të mjedisit. Ne nuk do të ndalemi deri në eliminimin e plotë të kësaj dukurie negative.

Lexo dhe:

Për përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë

Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët që sot në mbledhjen e 214-të të Qeverisë, miratuam Projektligjin për Banimin Social dhe të Përballueshëm.
Qëllimi i banimit social dhe të përballueshëm është që të përmirësojë cilësinë e jetës, të zvogëlojë pabarazitë sociale dhe të sigurojë akses në një vend më të përshtatshëm dhe dinjitoz për të jetuar, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.
Grupet që përfitojnë nga ky ligj përfshijnë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, të pastrehët, të papunët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, gratë dhe burrat viktima të luftës, si dhe të rinjtë e grupe të tjera që janë të përcaktuara në projektligj.
Lexo më shumë

Inspektorati i Ministrisë gjatë muajit korrik ka realizuar rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të Kosovës

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik ka realizuar rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të Kosovës.
Si pasojë e shkeljeve që janë identifikuar gjatë këtyre inspektimeve nëpër kompani të ndryshme si prodhues të betonit, seperues të rërës dhe të zhavorit, thertore e përpunues të mishit, përpunues të ujit e prodhues të ilaqeve, e njashtu degraduesit e lumenjve dhe ndërtuesit e objekteve pa leje, janë shqiptuar gjithsejt 14 vendime për ndërprerje të punimeve, 6 raste janë inicuar tek përmbaruesi, ndërkaq janë shqiptuar 23 gjoba, në vlerë totale prej 66,000 euro, ku gjobat variojnë nga ato minimale prej 500 euro, deri në ato maksimale prej 5000 euro.
Inspektimet nuk do të ndalen, kudo dhe kurdo që do të hasim në shkelje të ligjit!
Lexo më shumë