Projekti ”Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe Rrezikut nga Vërshimet”, tashmë drejt përfundimit
Në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, jemi angazhuar maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet.
Sot u prezantuan Hartat e Rrezikshmërisë, si një hap tejet i rëndësishëm, po aq sa edhe i domosdoshëm drejt përmirësimit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Mbështetja në hartat e rrezikut nga përmbytjet është kritike për planifikimin urban dhe infrastrukturën, njëherit Ministria është e angazhuar maksimalisht në implementimin e hartave të rrezikut nga vërshimet për të forcuar kapacitetet tona për menaxhimin e krizave