Lajmet

11 qershor 2024

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2024, në Panelin "Avancimi i Qëndrueshmërisë: Infrastruktura, Zgjidhjet e Energjisë dhe Mundësitë e Financimit

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2024, në Panelin "Avancimi i Qëndrueshmërisë: Infrastruktura, Zgjidhjet e Energjisë dhe Mundësitë e Financimit", nga The Economist, diskutova për të arriturat e Qeverisjes sonë dhe synimet e mëtutjeshme që i kemi.
Ministri Aliu theksoi përfshirjen e Kosovës në rrjetin e TEN-T, strategjinë e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), projektet infrastrukturore hekurudhore që janë në implementim, si dhe në veçanti për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, rrjedhimisht për përfitimet ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë, ashtu si edhe për rajonin.

Lexo dhe:

Ministri Aliu priti në takim Dr. Mareike Bodderas dhe znj. Julia Dreher nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (BMUV)

Ministri Aliu priti në takim Dr. Mareike Bodderas dhe znj. Julia Dreher nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (BMUV)
Diskutimet tona u përqendruan në sfidat e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë, për integrimin e çështjeve mjedisore në nivel rajonal tek Procesi i Berlinit.
Identifikuam tema mjedisore kyçe ndërkufitare, dhe u dakorduam për rëndësinë e inkuadrimit të politikës mjedisore në procesin e zgjerimit të BE-së përmes formateve ekzistuese politike si Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), Procesi i Berlinit dhe Partneriteti Rajonal i Klimës.
Pasi kolegët tanë ishin entuziast të ecjes malore, përtej dakordimit që rajoni të ketë menaxhimin të përbashkët të parqeve kombëtare për ruajtjene e biodiversitetit, i inkurajova të vizitojnë shtigjet e Via Dinarica që kalon nëpër Kosovë, e bashkojnë të gjithë rajonin.

Lexo më shumë

Në Ozdrim të Pejës finalizuam me sukses 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐚𝐬𝐤-𝐅𝐨𝐫𝐜𝐞̈𝐬

Vazhdojmë tutje në luftën kundër krimeve mjedisore, deri në ndalimin e plotë të operatorëve ilegalë.

Në fshatin Ozdrim të Pejës, gjatë aksionit të rradhës së Task Forcës së Gjelbër, me urdhër të Prokurorisë së Pejës, sekuestruam pesë (5) bagerë, nga të cilët tre prej tyre eskavatorë dhe dy ngarkues me lopatë, si dhe katër (4) kamionë, tek një operatorë ilegal.

Finalizuam me sukses 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐚𝐬𝐤-𝐅𝐨𝐫𝐜𝐞̈𝐬, për të vazhduar edhe më tej, betejën kundër të gjithë atyre që degradojnë mjedisin.

Lexo më shumë