Lajmet

11 qershor 2024

Ministri Aliu priti në takim Dr. Mareike Bodderas dhe znj. Julia Dreher nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (BMUV)

Ministri Aliu priti në takim Dr. Mareike Bodderas dhe znj. Julia Dreher nga Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (BMUV)
Diskutimet tona u përqendruan në sfidat e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë, për integrimin e çështjeve mjedisore në nivel rajonal tek Procesi i Berlinit.
Identifikuam tema mjedisore kyçe ndërkufitare, dhe u dakorduam për rëndësinë e inkuadrimit të politikës mjedisore në procesin e zgjerimit të BE-së përmes formateve ekzistuese politike si Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), Procesi i Berlinit dhe Partneriteti Rajonal i Klimës.
Pasi kolegët tanë ishin entuziast të ecjes malore, përtej dakordimit që rajoni të ketë menaxhimin të përbashkët të parqeve kombëtare për ruajtjene e biodiversitetit, i inkurajova të vizitojnë shtigjet e Via Dinarica që kalon nëpër Kosovë, e bashkojnë të gjithë rajonin.

Lexo dhe:

Komisioni për Planifikim Strategjik mbajti vazhdimin e takimit të 12-të të saj

Komisioni për Planifikim Strategjik mbajti vazhdimin e takimit të 12-të të saj.
Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e sotshëm të Komisionit për Planifikim Strategjik, 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐮𝐚𝐦 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐏𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐈𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 (LPP) në fushën e transportit, energjisë dhe mjedisit.
Në kuadër të kësaj liste, u diskutuan edhe projektet për listën indikative të projekteve për financim nga Western Balkans Investment Fund (WBIF) në kuadër të reformave të planit të rritjes, me vëmendje te projektet në fushën e digjitalizimit.
Lexo më shumë

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2024, në Panelin "Avancimi i Qëndrueshmërisë: Infrastruktura, Zgjidhjet e Energjisë dhe Mundësitë e Financimit

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2024, në Panelin "Avancimi i Qëndrueshmërisë: Infrastruktura, Zgjidhjet e Energjisë dhe Mundësitë e Financimit", nga The Economist, diskutova për të arriturat e Qeverisjes sonë dhe synimet e mëtutjeshme që i kemi.
Ministri Aliu theksoi përfshirjen e Kosovës në rrjetin e TEN-T, strategjinë e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), projektet infrastrukturore hekurudhore që janë në implementim, si dhe në veçanti për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, rrjedhimisht për përfitimet ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë, ashtu si edhe për rajonin.
Lexo më shumë