Ministri Aliu bashkë me drejtorin e AKK-së, Avni Ahmeti zhvilluam një diskutim të hollësishëm për progresin e punës në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër
Sot, në MMPHI bashkë me drejtorin e AKK-së, Avni Ahmeti, dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluam një diskutim të hollësishëm për progresin e punës në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë te Informacioneve Hapësinore (REGIP), me Massimiliano Paoluccin, menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë.
Ritmi i punës dhe planet ambicioze të AKK-së, në kuadër të MMPHI-së, për përfundimin e 11 udhëzimeve deri në mars janë njëherit rezultat i një bashkëpunimi dhe pune të mirëfilltë. Këto udhëzime shërbejnë për një reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit, dhe besojmë se përkushtimi ynë, po krijon kushte të favorshme për themelimin e një sistemi kadastral të rregullt e të saktë, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Në takim, u prezantua progresi i disa prej aktiviteteve të Projektit REGIP, rëndësia dhe volumi i punëve që e presin Agjencinë Kadastrale të Kosovës në këtë periudhë kohore, bazuar kjo edhe në reformat e fundit legjislative që ka realizuar ky institucion, me fuqizimin e Ligjit të ri për Kadastër dhe 10 Udhëzimeve të reja administrative.