Lajmet

05 qershor 2024

Ministri Aliu falënderoi 𝐉𝐈𝐂𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢ne 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐞𝐳𝐞

Faleminderit partnerëve tanë (𝐉𝐈𝐂𝐀) 𝐝𝐡𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐞𝐳𝐞, për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjës së ajrit në Republikën e Kosovës.

Sot e tutje, vazhdojmë të kemi bashkëpunim të shkëlqyer për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e duhur të cilësisë së ajrit, si dhe për kontribuimin në aplikimin e masave për reduktimin e ndikimeve të ndotjës.

 

Lexo dhe:

Sot po e shënojmë 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐭, që vjen me thirrjen ndërkombëtare për jetëzimin e tokës

Sot po e shënojmë 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐭, që vjen me thirrjen ndërkombëtare për jetëzimin e tokës.

Çështjet e klimës e pastërtisë së mjedisit na përkasin të gjithëve, ashtu si qeverisë, bizneseve e industrive të ndryshme, ashtu edhe qytetarëve e secilit prej nesh, në mënyrë që t’ju dhurojmë fëmijëve tanë një mjedis më të sigurt e vend më të pastër!

 

Lexo më shumë

Ministri Aliu bashkë me drejtorin e AKK-së, Avni Ahmeti zhvilluam një diskutim të hollësishëm për progresin e punës në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër

Sot, në MMPHI bashkë me drejtorin e AKK-së, Avni Ahmeti, dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluam një diskutim të hollësishëm për progresin e punës në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë te Informacioneve Hapësinore (REGIP), me Massimiliano Paoluccin, menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë.

Ritmi i punës dhe planet ambicioze të AKK-së, në kuadër të MMPHI-së, për përfundimin e 11 udhëzimeve deri në mars janë njëherit rezultat i një bashkëpunimi dhe pune të mirëfilltë. Këto udhëzime shërbejnë për një reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit, dhe besojmë se përkushtimi ynë, po krijon kushte të favorshme për themelimin e një sistemi kadastral të rregullt e të saktë, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në takim, u prezantua progresi i disa prej aktiviteteve të Projektit REGIP, rëndësia dhe volumi i punëve që e presin Agjencinë Kadastrale të Kosovës në këtë periudhë kohore, bazuar kjo edhe në reformat e fundit legjislative që ka realizuar ky institucion, me fuqizimin e Ligjit të ri për Kadastër dhe 10 Udhëzimeve të reja administrative.

 

Lexo më shumë