Lajmet

25 janar 2024

Takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare Tetrapak

Takim i frytshëm e konstruktiv me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare Tetrapak.

Në këtë takim diskutuam për metodat dhe praktikat më të mira të mbrojtjes së mjedisit dhe riciklimit si dhe për mundësitë e mëtutjeshme të bashkëpunimit. Shprehëm gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përafruar praktikat më të mira globale dhe evropiane në sektorin mjedisor, ku tashmë veçse kemi filluar reformat e para dhe të rëndësishme, e të cilat padyshim do të rezultojnë që Kosova në të ardhmen afatmesme të jetë kryesuese në implementimin e obligimeve për ekonomi qarkore, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lexo dhe:

Ministri Aliu bashkë me Inspektoratin e Ministrisë, realizuan vizitë fshatin Biti e Poshtme, komuna e Shtërpcës, rreth shpërthimit të një gypi në lumin Lepenc nga Hidrocentrali Vinçës

Pas pranimit të informacionit prej banorëve të fshatit Biti e Poshtme, Komuna e Shtërpcës, rreth shpërthimit të një gypi në lumin Lepenc nga Hidrocentrali Vinçës, sot, bashkë me Inspektoratin e Ministrisë, realizuam një vizitë në vendngjarje, për të inspektuar nga afër gjendjen e krijuar, në mënyrë që të bëjmë sa më parë sanimin e këtij problemi.

Shërbimi në kohë dhe shërbimi transparent si lidhje direkte në mes të banorëve dhe çdo drejtuesi e punonjësi të Ministrisë, duhet të jetë obligim i gjithsecilit prej neve, që të konkretizohet në detyrë të adresimit të shqetësimit të çdo qytetari pa asnjë dallim.

 

Lexo më shumë

Njoftim për Thirrjen për Aplikim për Administrator të SRD-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë

 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë njofton për Thirrjen zyrtare për Aplikim për rolin e Administratorit të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD), e planifikuar për publikim më 20 shkurt 2024. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, ne po publikojmë dokumentet e Thirrjes paraprakisht, për t’u mundësuar aplikantëve potencialë që të përgatiten në mënyrë adekuate për procesin e aplikimit.

Ky publikim i hershëm përfshin dokumente dhe udhëzime thelbësore, pjesë përbërëse të aplikacionit. Ne nxisim të gjitha subjektet e interesuara që t'i shqyrtojnë në thellësi këto materiale për të kuptuar kualifikimet dhe përgjegjësitë që lidhen me rolin e Administratorit të SRD-së.

Për më tepër, një takim informues për Thirrjen do të organizohet deri në fund të shkurtit 2024. Ky sesion synon të ofrojë njohuri shtesë dhe të adresojë çdo pyetje në lidhje me procesin e aplikimit dhe pritshmëritë për rolin e Administratorit.

Ju lutemi vini re datat kryesore: publikimi zyrtar i Thirrjes më 20 shkurt 2024, i ndjekur nga sesioni informues më vonë gjatë muajit. Ne mezi presim pjesëmarrjen tuaj dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të krijuar një Sistem të suksesshëm të Rimbursimit të Depozitave në Kosovë.

Në vegëzën më poshtë gjeni të bashkangjiturat dokumentet përcjellëse:

 

Njoftim për Thirrjen për Aplikim për Administrator të SRD-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë

Lexo më shumë