MINISTRIA KA PËRGATITUR DORACAKUN ZYRTAR PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË PATENTËS SË SHOFERIT PËR TË GJITHA KATEGORITË
Për herë të parë si Ministri kemi përgatitur doracakun zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë.
Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tani ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tani jemi në fazën e finalizimit ku ka mbetur të bëhet vetëm lektorimi.
Vlen të theksohet se deri më tani, Ministria nuk ka hartuar asnjëherë një "Doracak Zyrtar" për provimin e patentës së shoferit për çdo kategori, përveç pyetjeve me përgjigje të sakta për kategorinë "B", të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë.
Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Me anë të këtij doracaku, kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.