PROCESI I LICENCIMIT
Bazuar në LIGJIN NR. 08/L - 012 PËR ODAT E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) me vendim me numër të protokolit 5311/22 të datës 19/09/2022, ka formuar Komisionin Ministror për Themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit (KMTHO).
Të gjithë personat e përfshirë në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, do ti nënshtrohen procedurës së licencimit nga KMTHO.
Personat që janë pjesë e Regjistrit dhe që i plotësojnë kërkesat ligjore për licencim, konsiderohen anëtarët themelues të Odës.
Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, arkitektët dhe inxhinierët duhet t’i nënshtrohen procesit të licencimit.
Personat e licencuar kanë të drejtë të veprojnë si profesionist të arkitekturës apo inxhinierisë në fushën e ndërtimit dhe të përdorin titullin “arkitekt i licencuar” apo “inxhinier i licencuar”.
Licencat për arkitekt dhe inxhinier në fushën e ndërtimit ndahen në:
• Licencën e Kategorisë A.
• Licencën e Kategorisë B.