Trajtimi i ndërtimeve pa leje u mundëson të gjithë qytetarëve të legalizojnë ndërtimet e tyre pa leje, duke ju siguruar një status të qartë pronësor përmes regjistrimit në Kadastër. Pas legalizimt të ndërtimit, qytetarët do të kenë mundësi t'i gëzojnë të drejtat e plota pronësore, duke ju lejuar që të marrin kredi, të bartin trashëgiminë apo edhe të arrijnë vlerën e plotë në treg (në rast të shitjes së ndërtimit).
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky afat është zgjatur deri më datën 31 dhjetor 2025, dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në komunat e tyre përkatëse. MMPHI, inkurajon të gjithë qytetarët të mos humbasin këtë mundësi, dhe të aplikojnë për legalizimin e ndërtimeve pa leje.