Zyra e Sekretarit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm
Funksionet e Sekretarit:
Siguron udhëheqjen adekuate të Ministrisë përmes përdorimit me efektivitet të burimeve njerëzore profesionale dhe atyre financiare me qëllim të realizimit në vazhdimësi të objektivave dhe fushëveprimit të punës së MMPH së.
Koordinon dhe bashkërendon punët e të gjitha strukturave në varësi të tij duke kërkuar që secila strukturë të kryejë detyrat e saj funksionale.
Përgatit, në bashkëpunim me Departamentet përkatëse, projektet për prezantim dhe i mbron në dëgjim buxhetor.
Hartojë politika dhe strategji sektoriale, si dhe te organizojë dhe bashkërendojë punën për zbatimin e tyre nën drejtimin e Ministrit.
Ndjekë zbatimin e detyrimeve ligjore, praktikave planifikuese, organizative si dhe të kontrollit, në zbatim të politikave dhe strategjive të Ministrisë, si dhe te ndjekë organizimin e përditshëm të punëve;
Ti paraqesë Ministrit raporte për mbarëvajtjen e punës së Ministrisë;
Ti këshillojë dhe ofrojë rekomandime departamenteve, zyrave dhe njësive të MMPH-së, për koordinimin e punës në mes Ministrisë dhe organeve tjera qeveritare apo joqeveritare.
Gjatë menaxhimit të aktiviteteve të përditshëm të Ministrisë, Sekretari duhet të:
Bëjë hartimin dhe të zbatojë politikat, rregulloret dhe procedurat adekuate për funksionimin e brendshëm të Ministrisë sipas praktikave më të mira bashkëkohore, duke përfshirë:
Mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punës së strukturave në varësi të tij; administrimin e informacionit dhe dokumentimin e tij; funksionimin e arkivit; dhe vlerësimin dhe promovimin në bazë meritore sipas punës se shërbyeseve civil,
Organizojë dhe sigurojë funksionimin e sistemit të kontrolleve të brendshme në përputhje me kërkesat e Rregullores së Brendshme;
Kërkojë hartimin e programeve të detajuara të punës për secilën strukturë në varësi të tij dhe të ndjekë aktivisht zbatimin e tyre duke bërë monitorimin e tyre;
Mbikëqyrë përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, si dhe efikasitetin e shpenzimeve të kryera;

 

Izedin Bytyqi, Zv. Sekretar i Përgjithshëm

Izedin.Bytyqi@rks-gov.net

Kontakti me zyrën e sekretarit:

038 200 74 014