Divizioni i prokurimit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë:

Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;

Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;

Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.

Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton të Sekretari i Përgjithshëm.

Numri i të punësuarve në Divizionin për prokurim Publik është pesë (5).