Divizioni i auditimit të brendshëm
Njësia për Auditim të Brendshëm
Njësia e Auditimit të Brendshëm funksionon në kuadër të Ligjit, Nr. 06/L-021 mbi Kontrollin e Financave Publike (Kapitulli III-Auditimi i Brendshëm), i cili rregullon sistemin e kontrollit të brendshëm të financave publike, që përfshin menaxhimin financiar dhe kontrollin, auditimin e brendshëm, si dhe harmonizimin e tyre, në pajtim me standardet ndërkombëtare për kontrollin e brendshëm dhe auditimin e brendshëm.Definicioni i Auditim të Brendshëm
Auditimi i brendshëm është aktivitet i pavarur për të ofruar siguri objektive dhe këshilluese i disenjuar që, të shtojë vlerën dhe përmirësoj veprimet e organizatës. Ndihmon organizatën në përmbushjen e qëllimeve të saja duke sjellë qasje sistematike, të disiplinuar, të vlerësoj dhe përmirësoj efektivitetin e rrezikut menaxherial, kontrollit dhe proceseve qeverisëse.Funksioni i auditimit të brendshëm
Auditimi i brendshëm ofron siguri të pavarur dhe objektive për Udhëheqësin e subjektit të sektorit publik për përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe ofron këshilla për përmirësimin e tij.
Shërbimi i sigurisë është shqyrtim objektiv i dëshmisë me qëllim të ofrimit të vlerësimit të pavarur të qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe proceseve të kontrollit të subjektit të sektorit publik.
Fushëveprimi i shërbimit këshillëdhënës bëhet në pajtim me Udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, që përfshinë shërbimet e këshillimit, konsultimit dhe shërbimet e trajnimit, me qëllim që të ndihmojë subjektin e sektorit publik për të arritur objektivat e tij.
Parimet e funksionit të auditimit të brendshëm
Auditimi i brendshëm në sektorin publik ushtrohet bazuar në standardet e auditimit të brendshëm, kodin e etikës, metodologjinë e miratuara nga Ministri i Financave dhe në pajtueshmëri me parimet, si në vijim:
ligjshmërinë;
paanshmërinë dhe integritetin;
pavarësinë dhe objektivitetin;
profesionalizmin dhe kujdesin e duhur profesional;
kompetencën dhe konfidencialitetin
Pavarësia funksionale e Njësisë së Auditimit të Brendshëm
Njësia e Auditimit të Brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm Udhëheqësit të subjektit të sektorit publik (Ministrit) dhe e njofton Komitetin e Auditimit.
Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, Njësia për Auditimin e Brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim.
Të drejtat dhe obligimet e drejtorit të Njësisë së Auditimit të brendshëm dhe auditorëve të brendshëm
Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe auditorët e brendshëm kanë të drejtë:
në qasje të lirë te menaxhmenti, anëtarët e personelit dhe pasuritë e subjektit të sektorit publik, që kanë të bëjnë me kryerjen e auditimit;
në qasje të lirë në të gjitha informatat, përfshirë ato të klasifikuara sipas nivelit të tyre të qasjes së lejuar, qasje në sistemet e teknologjisë informative, të gjitha dokumentet dhe të dhënat në dispozicion, përfshirë edhe ato elektronike, që janë të domosdoshme për kryerjen e auditimit;dhe
të kërkojnë nga zyrtarët përgjegjës çfarëdo të dhëna, pasqyra përmbledhëse, opinione, konfirmime, dokumente dhe informata tjera të nevojshme, në lidhje me detyrën e auditimit.
Auditorët e brendshëm, pas miratimit nga drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, kanë të drejtë të verifikojnë strukturat dhe palët jashtë subjektit të sektorit publik, në rastet kur kjo është e nevojshme për kryerjen e auditimit. Ky lloj verifikimi realizohet pas njoftimit paraprak sipas legjislacionit përkatës dhe në koordinim me menaxhmentin e strukturave dhe palëve ku realizohen verifikimet e tilla.
Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe auditorët e brendshëm:
ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministri i Financave;
veprojnë në përputhje me kriteret e përcaktuara në kodin e etikës, planin e auditimit dhe rregullat për konfidencialitet për auditimin e brendshëm;
zhvillojnë vazhdimisht njohuritë dhe shkathtësitë profesionale, dhe ruajnë certifikimin e tyre profesional duke marrë pjesë në gjashtëdhjetë (60) orë trajnim brenda dy (2) vite të njëpasnjëshme, në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 22 të Ligjit, Nr. 06/L-021 mbi Kontrollin e Financave Publike.
Në rast të dyshimit për mashtrim gjatë auditimit, auditori i brendshëm njofton drejtorin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, i cili menjëherë njofton Udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, ose autoritetet kompetente.
Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, përveç përgjegjësive të tij, është përgjegjës për:
aktivitetet e përgjithshme të Njësisë së Auditimit të Brendshëm;
të vepruar në pajtueshmëri me standardet e auditimit të brendshëm dhe rregulloret e auditimit të brendshëm si dhe metodologjinë e miratuar nga Ministri i Financave;
përgatitjen dhe dorëzimin e planit strategjik dhe planit vjetor për rishikim dhe miratim tek udhëheqësi i subjektit të sektorit publik dhe te Komiteti i Audtitimit, në ato subjekte ku është i themeluar ky Komitet;
bashkërendimin e ndërveprimit me Njësinë Qendrore Harmonizuese dhe me institucionet e auditimit të jashtëm, para dorëzimit të regjistrave apo raporteve palëve të jashtme, drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm merr aprovimin nga Udhëheqësi i subjektit të sektorit publik;
dërgimin e raporteve gjashtë (6) mujore dhe vjetore te Njësia Qendrore Harmonizuese më së largu deri më pesëmbëdhjetë korrik të vitit, respektivisht deri më pesëmbëdhjetë janar të vitit pasues.
Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm i raporton udhëheqësit të subjektit të sektorit publik (Ministrit) për të gjitha çështjet që i përkasin kryerjes së një auditimi të veçantë, dhe i propozon udhëheqësit të subjektit të sektorit publik që të angazhojë një ekspert të fushës, ku nevojiten aftësitë dhe shkathtësitë e veçanta që lidhen me kryerjen e auditimit.