Biografia

Fitore Pacolli Dalipi

Ministre

Fitore Pacolli Dalipi, e lindur në vitin 1982 në Prishtinë, është kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Drejtësi në Universitetin e Gracit në Austri. Ajo ka përfunduar studimet master në Politika dhe Qeverisje të BE-së në London School of Economics and Political Science dhe studimet themelore në London Metropolitan University në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Fitore Pacolli Dalipi ka një përvojë të gjerë akademike dhe profesionale. Ajo është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ka ligjëruar në Kolegjin Universum dhe në programin e përbashkët të Kolegjit Riinvest me London School of Economics në Londër. Gjithashtu, ka shërbyer për katër vite si Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe ka përvojë tetëvjeçare në mësimdhënie në shkolla lokale dhe ndërkombëtare. Fitore Pacolli Dalipi ka qenë deputete në katër legjislaturat e fundit, duke shërbyer si Kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nënkryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, si dhe anëtare e Komisionit për Integrime. Nga data 11 shkurt është emëruar Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.