Njësia për të drejtat e njeriut

Njësia për të drejtat e njeriut

Mandati i Njësisë për të Drejtat e Njeriut është të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut si dhe ndërmerr masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë së politikave,legjislacionit dhe aktiviteteve të Ministrisë me standardet relevante ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Detyrat kryesore të njësisë për të drejtat e njeriut janë:

Të ofrojë rekomandime për Sekretarin e Përhershëm dhe personelin tjeter të Ministrisë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut;

Të bashkëpunojë me Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë( IOK) dhe mbikqyrë zbatimin e rekomandimeve të Ombudspersonit në Ministri;

Të vlerësojë nivelin e implementimit të standardeve të të drejtave të njeriut brenda Ministrisë;

Të merr pjesë në hartimin e ligjeve ,udhëzimeve administrative dhe politikave me qëllim që të gjitha të jenë në pajtueshmëri me standardet e të drejtave të njeriut ;

Të merr pjesë aktivisht në punën e grupeve të ndryshme punuese ndërministrore;

Të kontribojë në raportet e organeve referuese të traktateve lidhur me dispozitat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të zbatueshme në Kosovë. Organet referuese të traktateve janë komitete të përbëra nga ekspertë të pavarur që monitorojnë zbatimin e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe bëjnë rekomandime për përmirësim të zbatimit nga ana e qeverisë.

Njësia për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është themeluar në pajtueshmëri me Udhëzimet Administrative të Kryeministrit Nr.4/2007 mbi Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës të dates 19 Mars 2007 dhe Nr.8/2005 mbi Kushtet e Punës për Njësitë për të Drejtat e Njeriut të dates 11 Gusht 2005. Njësia për të Drejtat e Njeriut është nën mbikqyrjen e Sekretarit të Përhershëm të cilit edhe i raporton drejtpërsëdrejti. Njësia për të Drejtat e Njeriut nuk është e vendosur nën departamentet apo njësit e tjera organizative të Ministrisë. Zyra Këshillëdhenëse për Qeverisje të Mirë ,Të Drejta të Njeriut,Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore e Zyres së Kryeministrit koordinon kontributet e Njësisë për të Drejtat e Njeriut lidhur me aktivitetet dhe raportimet në tërë Qeverinë.

Konventat për të drejtat e njeriut të alikueshme në Kosovë

Deklarata Universale e të Drejtave të njeriut;

Konventa Europiane për mbrojtjen e Drejtave dhe lirive fundamentale;

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtave Civile dhe Politike dhe Protokollet e tij;

Pakti Ndërkombëtar për të drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore;

Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;

Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve;

Konventa Kunder Tortures dhe Trajtimit apo Dënimit Mizor dhe Poshtërues;

Karta Evropiane për Gjuhët Regjionale apo gjuhët Minoritare;

Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

Të Drejtat e Njeriut janëtë drejta /liri themelore në të cilat ka të drejtë çdo qenie njerëzore. E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut obligon qeveritë që të respektojnë ,mbrojnë dhe promovojnë të drejtat enjeriut dhe liritë themelore të individëve dhe grupeve.

Të gjitha të drejtat e njeriut janë:

Universale në kuptimin që të gjithja qeniet njerëzore kanë të drejtë që në mënyrë të barabartë të gëzojnë të drejtat e tyre;

Të patjetersueshme që do të thotë se nuk mund të ketë nderhyrje në gëzimin e të drejtave të njeriut nga asnjë qeveri;

Të ndevarura dhe të pandashme , asnje e drejtë nuk mund të konsiderohet më e rëndësishme se tjetra.

Njësia për të drejtat e njeriut kryesisht adreson:

Mundësit e Barabarta dhe Luftën Kunder Diskriminimit

Barazinë Gjinore

Të drejtat e fëmijëve

Të drejtat e minoriteteve (komuniteteve)

Të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuar

Luftën kunder trafikimit me qenie njerëzore

Ofron këshilla për strukturat vendimmarrëse në Ministri lidhur me vendimet dhe veprimet që mund të kenë implikime në zbatimin e standardeve të të drejtave të njeriut.

Pranon ankesa nga stafi i Ministrisë dhe publiku lidhur me supozimet që veprimet apo vendimet e Ministrisë nuk janë në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut dhe mund të ofrojë rekomandime për mjete juridike.

Organizon aktivitete për të punësuarit në Ministri me qëllim të ngritjes së nivelit të vetëdijes mbi të drejtat e njeriut përmes grupeve punuese , seminareve etj.

Njësia për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Zyren e Informimit dhe Arkivin i ofron Publikut informata lidhur me aktivitetet specifike të ndërmarra nga Ministria lidhur me të drejtat e njeriut

Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës 2009-2015

4-8 Maj 2009, Tryeza Rajonale

Kontakti:

MMPH - Njeësia për të Drejtat e Njeriut

Adresa: Ndërtesa ish-"RILINDJA", Kati 14, 10000 Prishtinë

Kontakti: Shpresa Sheremeti, Kordinatore e NDNJ-së

Telefoni: 038 200 32 226

E-mail: shpresa.sheremeti@rks-gov.net

Udhëzim administrativ për njësitë për të drejtat e njeriut në qeverinë e Kosovës