22 Marsit, “Dita Ndërkombëtare e Ujërave” dhe 23 Marsi “Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë”

Me rastin e 22 Marsit, “Dita Ndërkombëtare e Ujërave” dhe 23 Marsi “Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, USAID programi ADAPT activity Kosova, OJQ-të: KEERC, SHUKOS dhe shoqërinë civile do të shënojnë aktivitetet sipas agjendës.

Lexo dhe:

MMPH DHE ATK NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI PËR SHKËMBIMIN E TË DHËNAVE DHE AVANCIMIN E SHËRBIMEVE DIGJITALE


Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të sigurt të informatave dhe avancimit të shërbimeve digjitale në funksion të zbatimit të programeve të banimit social dhe të përballueshëm.

Përmes kësaj marrëveshjeje, mundësohet verifikimi elektronik i të dhënave për punësimin dhe të ardhurat e aplikuesve dhe të anëtarëve të familjes, përmes Regjistrit Elektronik për Banimin Social dhe të Përballueshëm (REBSP).

Marrëveshja synon të lehtësojë procedurat administrative, të rrisë efikasitetin dhe saktësinë e verifikimit të të dhënave, si dhe të kontribuojë në një proces më transparent dhe më të besueshëm për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për përfitim nga programet e banimit social dhe të përballueshëm.

Gjithashtu, ajo përcakton detyrimet e palëve për sigurinë, konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të proceseve administrative, forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve.

#MMPH #ATK #BashkëpunimInstitucional #Digjitalizim #BanimiSocial #BanimiPërballueshëm

Lexo më shumë