Dita Ndërkombëtare pa makina

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, OJQ-në “Marakli t’biciklave”, do të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina” më 22 shtator 2023 duke filluar në ora 11:00 me marshin me biçikleta në rrugën “Dëshmorët e Kombit” Prishtinë sipas skemës të bashkangjitur, ndalim-qarkullimi për makina, krijohen hapësira publike për aktivitete, ecje dhe çiklizëm me aktivitete sipas agjendës.

Lexo dhe:

Sot në Rogovë u bë përurimi i urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar

Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, ishim sot në Rogovë për përurimin e urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.

Ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh, një pritje e gjatë që mori fund me këtë investim të rëndësishëm për Hasin dhe rrethinën.

Kjo urë që kalon mbi lumin Drin, lidh Hasin me magjistralen Prizren - Gjakovë.

Me një gjatësi prej 134 metrash, gjerësi prej 10 metrash dhe vlerë prej afro 1 milion eurosh, sjell siguri dhe lehtësi për të gjithë rrethinën.

Urime!

Lexo më shumë