Sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të dy linjave të reja ajrore nga ASL Airlines që lidhin Prishtinën me Lyon dhe Paris
Sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të dy linjave të reja ajrore nga ASL Airlines që lidhin Prishtinën me Lyon dhe Paris, një hap domethënës për fuqizimin e lidhjeve ajrore të Kosovës me Francën dhe Europën.
Zëvendësministri Jeton Raka, në emër të MMPHI-së, theksoi përkushtimin institucional në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” përmes investimeve prej mbi 33 milionë euro, që kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë dhe shërbime: zgjatjen e pistës, sistemin më të avancuar të aterimit (ILS CAT IIIb), rritjen e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve, si dhe uljen e çmimeve të biletave.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit, z. Gökhan Acikgöz, Drejtori Komercial i ASL Airlines, Bruno Besnehard, Ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, dhe Ambasadori i Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, duke e bërë këtë një moment të përbashkët suksesi dhe bashkëpunimi mes institucioneve, partnerëve dhe pasagjerëve.