Lajmet

15 dhjetor 2022

MINISTRI LIBURN ALIU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E ZVICRËS NË KOSOVË THOMAS KOLLY

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly. 

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, monitorimin e gjendjes së mjedisit, si dhe vetëdijesimin e publikut për rëndësinë e ndikimit të mjedisit në cilësinë e jetës dhe shëndetit tonë.

Ambasadori Kolly, shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë.

Ministri Aliu, e falënderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Lexo dhe:

MINISTRI LIBURN ALIU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E AUSTRISË NË KOSOVË CHRISTOPH WEIDINGER

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger. 

Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Lexo më shumë

Në kuadër të projektit FLOWS, sot është mbajtur punëtoria: “Analiza e formave të mundshme të shkatërrimit të Digave ekzistuese në Kosovë, vlerësimi i tyre dhe planet e veprimit për rritjen e sigurisë së Digave.”

Në kuadër të projektit FLOWS, sot është mbajtur punëtoria: “Analiza e formave të mundshme të shkatërrimit të Digave ekzistuese në Kosovë, vlerësimi i tyre dhe planet e veprimit për rritjen e sigurisë së Digave.”

Moderuar nga ekspertë të fushës nga Shqipëria, e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të MMPHI-së, komunave, operatorëve të digave dhe Bankës Botërore, u diskutua në hollësi për çështjet e sigurisë, përmirësimin e operimit dhe nevojën për rehabilitimin dhe avancimin e sistemeve të monitorimit të gjashtë digave ekzistuese në Kosovë, përkatësisht digat e Batllavës, Badovcit, Përlepnicës, Radoniqit, Ujmanit dhe Livoçit.

Në takim u identifikuan sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sot Kosova sa i përket sigurisë së digave ekzistuese, rrjedhimisht u dhanë rekomandime specifike për përmirësimin e sigurisë, monitorimit e mirëmbajtjes së digave si dhe rritjen e kapaciteteve ujore, që do të kontribuonin për furnizimin me ujë të popullsisë së Kosovës, në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore.

ARPL, si Autoriteti kryesor në MMPHI për menaxhimin e ujërave, ka ndërmarrë disa hapa konkret në këtë drejtim, si: themelimin e njësisë së digave duke rekrutuar ekspert (senior dhe junior) për menaxhimin dhe operimin e digave, inicimin e sistemin e monitorimit për digat ekzistuese, propozim projektin për sistemet e alarmeve automatike dhe moderne në këto diga dhe iniciativa të ngjajshme.

Gjatë punëtorisë, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu theksoi se siguria e digave ka rëndësi të veçantë për jetën e populltës, aktivitetet ekonomike që shfrytëzojnë ujin e akumulimeve të këtyre digave, e marrë parasysh këtë, duhet konsolidim institucional i mëtejshëm për përmirësimin substancial të sigurisë së digave ekzistuese me ç’rast do të mundësohet shfrytëzimi optimal i tyre.

Këto vepra hidroteknike për nga pikëpamja financiare, janë me kosto të lartë për një vend të vogël si i yni dhe kjo do të thotë që duhet të vlerësojmë dhe mirëmbajmë shumë mirë digat ekzistuese që i kemi, rrjedhimisht veprimet të cilat duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse në kuptimin ligjor dhe institucional, dhe veprimet teknike të nevojshme për rehabilitimin dhe për monitorimin e digave përfshijnë:

Vendosja e intrumenteve të duhura të monitorimit në trupin e digave.

Instalimi i sistemeve të alarmit.

Certifikimi i sigurisë së digave, si dhe

Përpilimi i rregullave, standardeve teknike dhe planeve të sigurisë së digave.

Lexo më shumë