Lajmet

07 tetor 2025

Reagim lidhur me lajmin e Klan Kosova për reshjet e borës të datës 03 tetor

                

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

 

REAGIM ndaj Redaksisë së Televizionit Klan Kosova, lidhur me devijimin e informacionit zyrtar të IHMK-së mbi parashikimin e motit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e tij lidhur me publikimin e lajmit tuaj në rrjetet sociale, përkatësisht në faqen zyrtare në Facebook, nga intervista që stafi i KLAN Kosovës ka realizuar me Meteorologun e IHMK Z. Besim Aliu, me datë 1 dhe 2 Tetor, në këtë postim me dashje apo pa dashje është keqinterpretuar Z. Aliu duke postuar këtë lajm:

“Bora zë në befasi edhe Institutin Hidrometeorologjik, Aliu: Nuk kemi pasur të regjistruara reshjet e borës”, pastaj pas reagimit të Z. Aliut ju përsëri është keqinterpretuar duke e publikuar lajmin: “S’e kemi parapa hiç këtë mot”, duke pretenduar se po citoni fjalët e meteorologut. Pra, dy her radhazi e keni keqinterpretuar.

IHMK konstaton se ky publikim është i pasaktë dhe dezinformues, pasi bie ndesh me njoftimin zyrtar të publikuar nga IHMK më 30 shtator 2025, ku në mënyrë të qartë dhe të argumentuar është theksuar se ditën e enjte pritet të ketë reshje bore në disa zona t` vendit. Ky parashikim është publikuar në kohë në faqen zyrtare të IHMK-së në Facebook.

Edhe parashikuesi i motit Z. Aliu në intervistën live që e kishte me gazetaret tuaj e ka pohuar se reshjet e bores do ta godasin vendin në shumë zona me lartësi mbidetare mesatare dhe të ulët.

Në komunikatën tonë zyrtare është theksuar gjithashtu se, sipas të dhënave historike, nuk është regjistruar më parë një rast i rënies së borës në fillim të tetorit, respektivisht me dat` 3 Tetor, por kjo nuk nënkupton se Instituti nuk ka pasur informacion mbi mundësinë e reshjeve. Përkundrazi, njoftimi ynë ka qenë i qartë dhe i bazuar në analiza meteorologjike shkencore.

Duke publikuar një informacion të deformuar, televizioni juaj ka keqinterpretuar deklaratën zyrtare të institucionit tonë, duke krijuar perceptim të gabuar tek publiku dhe duke cenuar besueshmërinë e IHMK-së si institucion publik dhe shkencor.

Kërkojmë që televizioni Klan Kosova të:

  1. Korrigjojë publikimin në rrjetet sociale dhe në platformat e tjera mediale,
  2. Publikojë një sqarim zyrtar ku të pranohet gabimi dhe të theksohet se parashikimi i IHMK-së për reshje bore është publikuar më 30 shtator 2025,
  3. Në të ardhmen, të konsultohet me IHMK-në për çdo informacion që lidhet me motin dhe parashikimet zyrtare, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe keqinformimet publike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbetet i përkushtuar për transparencë dhe bashkëpunim me mediat, me qëllim që publiku të informohet saktë dhe me kohë mbi zhvillimet meteorologjike në vend.

Me respekt,
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)
Prishtinë, më 6 tetor 2025

 

 

Lexo dhe:

Prezantimi i raportit hidrologjik për projektin “Dizajni Detal i Digës së Pollatës”

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), kompania projektuese prezantoi raportin hidrologjik për projektin “Dizajni Detal i Digës së Pollatës”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kyçe të nivelit lokal dhe qendror, përfshirë: Kabinetin e Ministrit të MMPHI-së, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komunën e Podujevës, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Autoritetin Rajonal të Pellgjeve Lumore, si dhe përfaqësues të programit FLOWS.

Raporti hidrologjik paraqet një analizë të detajuar mbi potencialin ujëmbajtës të pellgut të Pollatës, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për planifikimin e mëtejmë të projektit. Gjatë prezantimit u theksua se ky projekt do të ketë rol vendimtar në:

  • Sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijes për rajonin,
  • Mundësimin e ujitjes së tokave bujqësore,
  • Nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social në zonë.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart punën e kryer në këtë fazë të studimit dhe theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për realizimin e suksesshëm të fazave të ardhshme.

Projekti i digës së Pollatës pritet të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e infrastrukturës ujore në Kosovë.

Lexo më shumë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e menaxhimit të burimeve ujore, një delegacion zyrtar nga Republika e Kosovës realizoi një vizitë zyrtare në Stamboll, Turqi

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e menaxhimit të burimeve ujore, një delegacion zyrtar nga Republika e Kosovës realizoi një vizitë zyrtare në Stamboll, Turqi.

Delegacioni përbëhej nga:

Z. Fatos Qerimi - Drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore,
Z. Gafurr Dakaj - Këshilltar Politik,
Z. Ramë Hamzaj - Menaxher i Kontratës,
Z. Avdullah Berisha - u.d. i 
Drejtorit të Departamentit për Buxhet dhe Financa,
Z. Argjend Hajra - Zyrtar i Lartë për Klasifikimin e Ujërave,
Z. Fevzi Jetullahu - përfaqësues nga KRU “Prishtina”.

Gjatë qëndrimit, delegacioni zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të ISKI-t dhe Drejtorisë Rajonale të DSI-së, ku u diskutua mbi praktikat më të mira në fushën e menaxhimit të ujërave, trajtimit të ujërave të zeza dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Gjithashtu, u realizuan vizita teknike në impiantin e trajtimit të ujit Kağıthane dhe në digën Ömerli, ku u prezantuan teknologjitë dhe proceset moderne të menaxhimit dhe trajtimit të ujit. Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Turqisë, si dhe në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme për menaxhimin e burimeve ujore.

Lexo më shumë