Lajmet

27 gusht 2025

Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

 

Prishtinë, 27 gusht 2025

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.

 

Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave

Lexo dhe:

Projekti i Obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia drejt përmbylljes në fshatin Llugë

Projekti i Obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia drejt përmbylljes në fshatin Llugë.
Bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, pamë nga afër punët që janë bërë deri tani në hapësirat e Obeliskut.
Jam tejet i lumtur që ky projekt po finalizohet ashtu siç e meriton një hero i madh si Afrim Zhitia.
Lexo më shumë

Lansohet Sistemi i Licencave për autshkolla dhe profesione

Prishtinë, 08 Shtator 2025 – Hotel Sirius

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë dhe GIZ-in, organizoi sot ngjarjen e lansimit të Sistemit i Licencave për autshkolla dhe profesione.

Ky sistem i ri është pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike, me synim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe profesionistët e fushës së transportit.

Në fjalën kryesore ushtruesi i detyrës i Ministrit të MMPHI-së z. Hysen Durmishi, theksoi se ky projekt është plotësisht në harmoni me vizionin strategjik të Kosovës, duke u bazuar në Objektivin Strategjik 3 të Strategjisë së Transportit Multimodal – Transport i Mençur dhe i Qëndrueshëm, si dhe në Objektivin Specifik 3.1 – Zgjidhjet digjitale dhe inovative në sektorin e transportit.

Në përfundim z.Durmishi tha se:"Sot nuk po e lansojmë vetëm një sistem digjital. Sot po e lansojmë një vizion të ri për transportin në Kosovë – një vizion ku teknologjia dhe inovacioni janë mjet për të ndërtuar një shtet modern, transparent dhe të drejtë."

Më pas, të pranishmëve iu drejtuan edhe :

  • z. Daniel Alker, Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Gjermanisë,
  • z. Lulëzon Jagxhiu, Këshilltar për TIK i Kryeministrit,
  • z. David Oberhuber, Drejtor i GIZ në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me funksionalitetet e sistemit, i cili do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më të sigurta dhe në përputhje me standardet moderne të qeverisjes digjitale.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve publike përmes inovacionit dhe teknologjisë, duke vendosur qytetarin në qendër të proceseve dhe përfitimet në hapat e ardhshëm të implementimit të këtij sistemi.

Lexo më shumë