Lajmet

27 dhjetor 2023

Ndërtimi i Autostradës Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë - Bresallc

Në vazhdën e shumë vendimeve të rëndësishme, në mbledhjen e 180-të të Qeverisë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas një pune intensive miratuam vendimin shtesë për shpronësim, për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit:
Ndërtimi i Autostradës Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë - Bresallc

Lexo dhe:

Për hartën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetin e Kamenicës


Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, po i investojmë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.
Gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin.
Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrim të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës.
Lexo më shumë

Vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë - Podujevë

Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet 🚜👷‍♀️👷🏼.
Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Lexo më shumë