Lajmet

18 nëntor 2023

Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës

Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës.
🚂 Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit dhe përgatitjen e projektit ideor për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.

Lexo dhe:

Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë

Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë 🛣️
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, u miratua Vendimin Preliminar për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova”, në Prizren-Jug, L=20.350km, për Zonat Kadastrale: Prizren, Vllashnje, Leskovec, Jabllanicë dhe Kushtendil, të Komunës së Prizrenit.
Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveçse i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor që ka impakt në rajonin e gjerë të Ballkanit.
Lexo më shumë

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, u miratua Vendimin Preliminar për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, u miratua Vendimin Preliminar për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc ✅
Rruga Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc, është e ndarë në 4 llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë €.
🛣 Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillimin ekonomik të të gjithë zonës së rrafshit të Dukagjini
Lexo më shumë