Po vazhdon Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës
Në Mbledhjen e 162-të të Qeverisë, miratuam vendimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të Rindëritimit dhe Renovimit të Shtëpive individuale të familjeve, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998/1999.
Gjatë luftës së fundit, vendit tonë i janë shkaktuar dëme masive shkatërruese nga Serbia, që vazhdojmë t’i vuajmë ende edhe sot. Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me organin kompetent komunal, kemi marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore.