Lajmet

21 nëntor 2024

Sot më 20 nëntor 2024, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, u lansua raporti "Zërat e Rinj

Sot më 20 nëntor 2024, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, u lansua raporti "Zërat e Rinj". Gjatë panelit të diskutimit, patëm mundësinë të dëgjojmë shqetësimet nga fëmijët dhe të rinjtë, duke u fokusuar sidomos në pasojat e ndotjes së mjedisit tek ata.
Fëmijët dhe të rinjtë janë shpresa dhe e ardhmja e çdo kombi. Ngjarje të tilla, që na ndihmojnë të rrisim vetëdijen për nevojat dhe shqetësimet e tyre, janë më se të rëndësishme. Kjo është një mundësi e vlefshme për t’i dhënë atyre një hapësirë për të shprehur drejtpërdrejt brengat dhe kërkesat që i kanë, duke na kujtuar për obligimin tonë për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen e tyre.

Lexo dhe:

Filloi Konferenca për Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale

Filloi Konferenca për Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale, një mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, duke promovuar zhvillimin e një sistemi kadastral digjital dhe konkurrues në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Ishte kënaqësi e madhe të isha pjesë e hapjes së kësaj konference, krahas përfaqësuesve nga USAID, EuroGeographics dhe zyrtarëve nga AKK.
Si Qeveri dhe Ministri, digjitalizimi, transparenca dhe thjeshtimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritetet tona.
Kemi miratuar ligje kyçe si ai për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor dhe Kadastër, duke siguruar qasje të barabartë dhe transparente në pasuri. Kemi avancuar digjitalizimin e shërbimeve publike, si certifikatat e pronësisë dhe gjurmimin e lëndëve përmes platformës eKosova, dhe për momentin jemi duke i ndërlidhur qytetarët me adresat e tyre zyrtare, me mbi 70,000 adresa të digjitalizuara deri sot.
Lexo më shumë

Sot u nënshkrua kontrata për realizimin e Projektit “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit”, një projekt ky i financuar nga BERZh me vlerë 16,4 milionë euro

Sot u nënshkrua kontrata për realizimin e Projektit “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit”, një projekt ky i financuar nga BERZh me vlerë 16,4 milionë euro.
Pas një periudhe sfidash dhe ndërprerje të kontratës me kontraktorin e mëparshëm që u trashëgua nga 2019 nga qeveria e kaluar dhe që u tregua i papërgjegjshëm, këtë vit rifilluam procedurat e prokurimit dhe sot kemi nënshkruar kontratën me operatorin e ri për përfundimin e këtij projekti.
Punimet pritet të zgjasin një vit sipas planit dinamik. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e rrugës Nacionale N2, duke e zgjeruar atë në një rrugë me nga dy korsi në secilin drejtim, dhe do të kontribuoj në rritjen e sigurisë dhe lehtësisë së qarkullimit për qytetarët e Ferizajit dhe të gjithë rajonin.
Lexo më shumë