Ministri Aliu në Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris prezantoj vizionin dhe punën për zhvillimin e transportit dhe rrjeteve logjistike
Në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris, të hapur nga Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Francës për çështje evropiane, Benjamin Haddad, ministri Aliu prezantoj vizionin dhe punën për zhvillimin e transportit dhe rrjeteve logjistike, si faktorë kyç në forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Me Strategjinë e Transportit Multimodal dhe Sistemin Inteligjent të Transportit, po synojmë t'i zgjidhim shqetësimet ose problemet ne fushën e transportit, duke krijuar një sistem transporti efikas dhe të digjitalizuar, që gjithashtu do të kontribuojë në rritje ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe investimet publike-private mbeten thelbësore për realizimin e këtyre objektivave.