Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, përveç vendimit për shpronësim të pronave për nevoja të terminaleve publike
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, përveç vendimit për shpronësim të pronave për nevoja të terminaleve publike, u miratuan disa vendim të tjera të rëndësishme:
* Vendime në faza të ndryshme për shpronësimin e pronave për interes publik për realizimin e pesë projekteve infrastukturore.
* Projektligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore.
* Plani i Veprimit 2024-2026, mbështetur në Strategjinë e Sistemit Inteligjent të Transportit.
* Strategjia për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) të Republikës së Kosovës (2024-2028).