Lajmet

17 shtator 2024

Prezantimi “Axhenda e adaptimit të klimës”

Në prezantimin e sotshëm të të arriturave dhe objektivave për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, paraqita agjendën për adaptimin klimatik, përfshirë projektet prioritare për ndërtimin e rezervuarëve të ujit si dhe infrastrukturën për mbrojtjen nga përmbytjet.

Jemi angazhuar maksimalisht për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe për të adresuar këto sfida përmes investimeve strategjike në menaxhimin e burimeve ujore dhe në zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme. Pavarësisht ndryshimeve klimatike, do të përkushtohemi që Kosova të mbetet e banueshme dhe e sigurt për të gjithë.

 

Lexo dhe:

Dita e dyte e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë


E filluam ditën e dytë së bashku me Ministren Rizvanolli dhe Ministren e Republikës Federale Gjermane për Evropë dhe Klimë, duke diskutuar arritjet dhe sfidat e Republikës së Kosovës në zbatimin e Agjendës së Gjelbër.

Lexo më shumë

Sot u promovua lëshimi i Certifikatës së parë të Performancës Energjetike (CPE) për ndërtesat në Kosovë

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizoi sot, më 19 shtator 2024, një aktivitet për të promovuar lëshimin e Certifikatës së parë të Performancës Energjetike (CPE) për ndërtesat në Kosovë. CPE-të luajnë një rol kyç në rritjen e efiçiencës energjetike, promovimin e praktikave të ndërtimit të qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të karbonit. Lëshimi i këtyre certifikatave thekson përkushtimin e Kosovës për një mjedis të qëndrueshëm ndërtimor dhe krijon bazën për inovacionet e ardhshme në fushën e efiçiencës së energjisë në ndërtesa.

Roli i Certifikimit energjetik është një proces i cili matë dhe vlerëson efiçiencën energjetike të një ndërtese me qëllim të identifikimit të hapave që duhen ndërmarrë për të rritur efiçiencën energjetike dhe për të ulur konsumin e saj. Ky proces përfshin një analizë të detajuar të sistemeve energjetike të ndërtesës, si dhe një vlerësim të konsumit dhe performancës energjetike. Të dhënat e mbledhura nga ky vlerësim do të regjistrohen, mirëmbahet dhe ruhet në Regjistrin Kombëtar për Performancën Energjetike të Ndërtesave, duke siguruar një bazë të dhënash në nivel kombëtar.

Ky proces pritet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë të pandërprerë, duke mundësuar certifikimin e ndërtesave në Kosovë për performancën e tyre energjetike. Kjo do të sigurojë që certifikatat të shpërndahen në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive, duke krijuar një standard të ri për efiçiencën energjetike në ndërtesa. Kështu, do të krijohet baza për një përhapje të gjerë të certifikimeve, duke u integruar si pjesë e rëndësishme e procesit të ndërtimit dhe rinovimit në të gjithë Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë