Lajmet

16 shtator 2024

Banimi i përballueshëm edhe në Istog

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut.

Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat.

 

Lexo dhe:

Java Evropiane e Mobilitetit

Angazhohemi çdo ditë për Mjedis më të Pastër duke investuar dhe promovuar infrastrukturën e nevojshme për mjetet jomotorike, në mënyrë që të kemi mjedis më të pastër me më pak emetime të gazrave.

Kjo nismë ofron një mundësi të shkëlqyer për të reflektuar mbi mënyrat si lëvizim dhe ndikimin që kemi në mjedis.

Bashkohuni me ne në këtë nismë dhe kontribuoni në një të ardhme më të gjelbër!

Lexo më shumë

Nis Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Nis Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024), një ngjarje e rëndësishme për avancimin dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Gjermani, Anna Luhrmann, si dhe Zëvendës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Eva Palatova.

Kjo javë paraqet një forum të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve kyç vendorë dhe ndërkombëtarë, me theks të veçantë në partneritetet me Gjermaninë dhe Evropën.

Kosova po bën përparime të konsiderueshme në tranzicionin energjetik, përmes implementimit të projekteve solare dhe të erës, dhe njëherit kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reduktimin e emetimeve, kështu për të arritur objektivat globale për klimën.

 

Lexo më shumë