Lajmet

21 qershor 2024

𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈-𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈, 𝐤𝐮 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐨 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐝𝐢𝐭 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈

𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈-𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈, 𝐤𝐮 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐨 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐝𝐢𝐭 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈
Po bëjmë gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo dhe:

Task Forca e Gjelbër, ka filluar me inspektimin e zbatimit të legjislacionit për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit

Në kuadër të Task Forcës së Gjelbër, kemi filluar me inspektimin e zbatimit të legjislacionit për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.

Përmes Inspektoratit të Mjedisit, bashkë me Inspektoratin e Tregut, kemi filluar punën fillimisht tek prodhuesit, për të vazhduar më tutje edhe tek tregtarët.

 

Lexo më shumë

Fillojnë fluturimet e reja 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ - 𝐙𝐮𝐫𝐢𝐜𝐡, 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ - 𝐁𝐚𝐬𝐞𝐥 dhe anasjelltas

 Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu 𝐨𝐫𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, 𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐚 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐥𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjendet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmirësimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve.

Kosova tashmë ka realizuar zgjerimin e rrjetit të rrugëve ajrore ndërkombëtare me fluturime shtesë nga Kosova për në Zvicër përmes një operatorit ajror të BE-së, i emëruar për shërbime të transportit ajror sipas kritereve dhe kushteve në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve.

Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për diasporën tonë në Zvicër, për qytetarët e Zvicrës dhe të Kosovës, sepse janë krijuar mundësi më të mëdha të udhëtimit dhe me bileta më të lira në mes të të dyja shteteve, rrjedhimisht duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës dhe diasporën.

Lexo më shumë