Lajmet

22 prill 2024

Themelohet 𝐓𝐚𝐬𝐤-𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫

Në krye me Inspektoratin e Mjedisit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës (MPB), Agjencinë e Pyjeve (MBPZHR), Inspektoratin e Tregut (MINT), si dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, sot themeluam Task-Forcën e Gjelbër.
Muajt në vijim do jenë muaj të veprimeve konkrete për përmirësimin e gjendjes së lumenjve, reduktimin e mbeturinave plastike, ndalimin e degradimit mjedisor brenda Parqeve Kombëtare dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera ad-hoc kundër degradimit mjedisor si pasojë e aktiviteteve ilegale.

Lexo dhe:

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën me 1,500,000€

Sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën me 1,500,000€.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore për projektet si më poshtë:
🔹 Ndërlidhja e rrugës Kolovicë - Sofali;
🔹 Vazhdimi i rrugës "Bajram Bahtiri", rrugë kjo me 4 korsi; si dhe
🔹 Kyçja në rrethin e Lakrishtës (ndërlidhja e Unazës së qytetit me rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë - Mitrovicë dhe rreth rrotullimin e Lakrishtës).
Njashtu, ditëve në vijim do të nënshkruhen memorandumet me Komuna tjera për projekte që janë në interes të qytetarëve, e që ndërlidhen me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lexo më shumë

Dita e Tokës shënohet me aktivitete në SHFMU "Përparimi",mbëltohen drunjë frutor dhe lule shumëvjeçare

Në javën e Ditëve të Tokës, morëm pjesë në aktivitetin e mbjelljes së drunjëve frutor, luleve shumëvjeçare, bimëve të ndryshme si dhe vendosjen e eko-ulëseve në SHFMU "Përparimi", njëherit qendrën burimore për mësim dhe këshillim, në Prishtinë.

Nëpërmjet veprimeve simbolike të tilla, jo vetëm që kontribuojmë në përmirësimin e mjedisit shkollor, por gjithashtu po promovojmë ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit duke sjellur një mundësi të re për nxënësit tanë që të mësojnë rreth kujdesit për bimët dhe njëkohësisht të shijojnë bukuritë e natyrës në mjedisin e tyre shkollor.

Kjo iniciativë është realizuar në bashkëpunim me Programin “IWRMK”, të Qeverisë Zvicerane.

 

Lexo më shumë