Lajmet

14 shkurt 2024

Miratohen vendimet për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, të 188-tën me rradhë, miratuam Vendimet për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc.
Këto njëherit janë vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave të paluajtshme (tokave) të pronarëve dhe të palëve të interesit, të cilët preken nga realizimi i këtij Projekti, përkitazi Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna e Malishevës dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës.
Rruga Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, është e ndarë në 4 lote, me gjatësi totale prej 12.8 km dhe me një buxhet të planifikuar prej 32 milionë€. Jemi të përkushtuar plotësisht për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit.

Lexo dhe:

Miratohet strategjia e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT)

Miratohet strategjia e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), me anë të së cilës:

• Përmirësohet Siguria • Rritet Efikasiteti i Transportit • Përmirësohet Mirëqenia Sociale • Zhvillohet Ekonomia • Mbrohet Mjedisi • Integrohemi në Sistemet e Transportit Rajonal dhe Europian •

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, pas një pune shumë intensive, miratuam strategjinë e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), që do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë, lëvizshmërisë dhe efikasitetit të transportit në Kosovë, me impakt direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Vendosja e SIT si një qasje e re planifikimi, do të adresojë sfidat aktuale të sektorit të transportit në vendin tonë dhe njëherit do të hedh themelet për të ardhmen e transportit, nëpërmjet të së cilës do të zhvillohet sistemi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në trafikun rrugor, dhe do të bëhet menaxhimi më i avancuar i trafikut dhe mobilitetit, dhe incidenteve në trafik.

Pas miratimit të Strategjisë:

• Hapi i parë do të jetë transpozimi i Acquis së BE-së në legjislacionin vendor si parakusht për vendosjen e Sistemit Inteligjent të Transportit, duke u bazuar në standardet e BE-së.

• Hapi i dytë do të jetë ndërtimi i Qendrës për Menaxhimin e Trafikut, respektivisht vendosja e infrastrukturës së (SIT) në rrjetin rrugor dhe hekurudhor të TEN-T-së
Lexo më shumë

Hapja zyrtare e Aplikimit për themelimin e administratorit të SRD nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë për  hapjen e Thirrjes për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD). Në këtë thirrje kemi përfshirë të gjithë dokumentacionin dhe formularët e nevojshëm për procesin e aplikimit të bashkangjitura në këtë njoftim.
Ne nxisim të gjitha subjektet e interesuara që t'i shqyrtojnë në thellësi këto materiale për të kuptuar kualifikimet dhe përgjegjësitë që lidhen me rolin e Administratorit të SRD-së.
Për të mbështetur më tej aplikuesin, Ministria do të organizojë një sesion informativ në javët në vijim. Ky sesion synon të ofrojë njohuri të detajuara rreth procesit të aplikimit dhe të adresojë çdo pyetje në lidhje me rolin dhe pritshmëritë e Administratorit të SRD. Të gjitha palët e interesuara do të marrin informacion të saktë dhe në kohë për datën dhe detajet e sesionit, duke siguruar që të kenë kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për aplikim.
Datat e rëndësishme për t'u shënuar:
Thirrja zyrtare për aplikim: 20 shkurt 2024.
Sesioni Informativ: Data do të shpallet shumë shpejt.
Ne mirëpresim pjesëmarrjen tuaj dhe jemi të përkushtuar dhe bashkëpunues për të krijuar me sukses Sistemin e Rimbursimit të Depozitave në Kosovë.
Në vegëzën më poshtë gjeni të bashkangjitura dokumentet përcjellëse:

Hapja zyrtare e Aplikimit për themelimin e administratorit të SRD nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës

Lexo më shumë