Lajmet

29 janar 2024

PËRKUSHTIM NDAJ SIGURISË DHE MIRËQENIES SË ÇDO KOMUNITETI


Pas pranimit të informacionit nga banorët e fshatit Biti, të Komunës së Shtërpcës, lidhur me shpërthimin e një gypi në lumin Lepenc nga Hidrocentrali Vinçës, dhe pas përfundimit të inspektimit të hollësishëm në vendngjarje, tashmë është bërë sanimi i këtij problemi nga OE.

Shërbimi në kohë është detyrë e obligueshme për ne si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ky obligim shprehet në lidhjen e drejtpërdrejtë mes nesh dhe banorëve, duke u përkushtuar kështu për zgjidhje të çdo shqetësimi të qytetarëve pa asnjë dallim.

Lexo dhe:

Sot, pritëm në takim ekipin e projektit të USAID Kosovo “Adapt”

Sot, pritëm në takim ekipin e projektit të USAID Kosovo “Adapt”, me të cilët kemi filluar bashkëpunimin në fushën e shkencës klimatike.

Përmes këtij projekti të përbashkët po e fillojmë zbatimin e Ligjit për Ndryshime Klimatike duke funksionalizuar kështu Bordin Shkencor Këshillimor për Ndryshime Klimatike.

 

Lexo më shumë

MINISTRIA KA PËRGATITUR DORACAKUN ZYRTAR PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË PATENTËS SË SHOFERIT PËR TË GJITHA KATEGORITË

Për herë të parë si Ministri kemi përgatitur doracakun zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë.

Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tani ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tani jemi në fazën e finalizimit ku ka mbetur të bëhet vetëm lektorimi.

Vlen të theksohet se deri më tani, Ministria nuk ka hartuar asnjëherë një "Doracak Zyrtar" për provimin e patentës së shoferit për çdo kategori, përveç pyetjeve me përgjigje të sakta për kategorinë "B", të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë.

Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Me anë të këtij doracaku, kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.

Lexo më shumë