Lajmet

07 gusht 2025

Standardi i sigurisë matet në detaje, e rrugë më të sigurta nisin me sinjalizim të mirëfilltë

Standardi i sigurisë matet në detaje, e rrugë më të sigurta nisin me sinjalizim të mirëfilltë.
Me përfundimin e procedurave të prokurimit, sot po hedhim një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë nëpër autoudhën R7 "Ibrahim Rrugova" , veçanërisht në segmentin Morinë - Gjurgicë dhe Fushë Kosovë - Besi, duke përfshirë dhe nyjet përcjellëse të saj.
Punimet me vlerë totale afer 1.9 milion euro përfshijnë vendosjen e sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të tjera rrugore.
Nga kërkesa në zbatim, projekti po merr formë me hapa konkret.

Lexo dhe:

Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër

Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër
Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës.
Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.
Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.
Lexo më shumë

Projekti i Obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia drejt përmbylljes në fshatin Llugë

Projekti i Obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia drejt përmbylljes në fshatin Llugë.
Bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, pamë nga afër punët që janë bërë deri tani në hapësirat e Obeliskut.
Jam tejet i lumtur që ky projekt po finalizohet ashtu siç e meriton një hero i madh si Afrim Zhitia.
Lexo më shumë