Lajmet

24 qershor 2025

Ministri i MMPH-se z.Aliu priti ambasadorin e ri te OSBE, Gerard McGurk, në një takim njoftues,

Kishim kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e ri te OSBE, Gerard McGurk, në një takim njoftues, ku diskutuam bashkëpunimin e deritanishëm dhe synimet për të ardhmen.
Ndër temat e prekura ishte edhe angazhimi ynë në përballje me sfidat e ndryshimeve klimatike. Ambasadori McGurk vlerësoi punën dhe përkushtimin e MMPHI-së, ndërsa nga të dyja palët u theksua vullneti për të vazhduar, forcuar dhe zgjeruar më tej bashkëpunimin tonë.

Lexo dhe:

Memorandum Bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe Komunave të Mitrovicës dhe Veriut

Memorandum Bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe Komunave të Mitrovicës dhe Veriut.
Bashkë me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe Nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të Kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum për mbështetje në projekte infrastrukturore mes MMPHI-së dhe të dy komunave; për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.
Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët.
Lexo më shumë

Në Brod të Dragashit u mbajt kampi rajonal “UNDER ONE SKY – Astronomy Youth Peace-Camp 2025

Nën një qiell të përbashkët, për një të ardhme të gjelbër dhe të ndriçuar nga dija!
Nga data 20 deri më 22 qershor 2025, në Brod të Dragashit u mbajt kampi rajonal “UNDER ONE SKY – Astronomy Youth Peace-Camp 2025”, organizuar nga Astronomy Club of Kosova (ACK) me mbështetjen e RYCO/RYCOnnecting You(th) dhe me përkrahjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kampi mblodhi së bashku të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë përfaqësues nga rrjeti Young European Ambassadors (YEA), për të promovuar bashkëpunimin ndëretnik, edukimin shkencor dhe vetëdijësimin për mbrojtjen e mjedisit.
Aktivitetet përkuan simbolikisht me Solsticin e Verës dhe Javën e Mjedisit, duke sjellë në qendër të vëmendjes fuqinë që ka shkenca për të bashkuar të rinjtë në frymë paqeje dhe qëndrueshmërie.
Përgëzoj ekipin e ACK, Shoqatën për Kërkim-Shpëtim, Policinë Rajonale të Dragashit, partnerët vendorë e ndërkombëtarë, dhe të gjithë të rinjtë pjesëmarrës për përkushtimin dhe entuziazmin e tyre. Ky kamp ishte një shembull se si nën një qiell të përbashkët, mund të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi, dije dhe shprese.
Lexo më shumë