Lajmet

03 qershor 2025

Ne Hamburg u mbajt Konferenca për Qëndrueshmëri me pjesëmarrjen e ministrave nga mbarë bota

Në Hamburg, nën mikpritjen e Ministres Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, znj. Reem Alabali-Radovan, dhe Kryetarit të Hamburgut, z. Peter Tschentscher, u mbajt Konferenca për Qëndrueshmëri me pjesëmarrjen e ministrave nga mbarë bota.
Në hapje, Zëvendëskancelari gjerman dhe Ministër Federal i Financave, z. Lars Klingbeil, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm.
Edhe Kosova ndan këtë vizion dhe e vlerëson lart partneritetin me Qeverinë Gjermane përmes projekteve të përbashkëta që kemi për zhvillim të qëndrueshëm.

Lexo dhe:

U miratu Plotësimi dhe Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së publikut në vendimmarrje mjedisore, është miratuar Plotësimi dhe Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore.
Ky Udhezim Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Lexo më shumë

U miratua vendimi për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin "Adem Jashari"

Në mbledhjen e 261-të të Qeverisë në detyrë, ndër të tjera miratuam vendimin për hartimin e Planit Hapësinor për Kompleksin "Adem Jashari", me synimin që kompleksi të nderohet ashtu siç e meriton, si një vatër e përhershme e sakrificës për liri, për breza të tana.
Lexo më shumë