Lajmet

23 maj 2025

Kanë filluar punimet për demolimin e urës së vjetër dhe instalimin e kanalizimit anësor në hyrje të Ferizajit

Kanë filluar punimet për demolimin e urës së vjetër dhe instalimin e kanalizimit anësor në hyrje të Ferizajit në kuadër të projektit për zgjerimin e kësaj rruge.
Si rrjedhojë, lëvizja e automjeteve në këtë zonë është riorganizuar përkohësisht, me ç’rast mund të ketë vështirësi në qarkullim, ku lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim. E gjitha kjo është në përputhje me zhvillimin e punimeve që po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Lexo dhe:

Në konferencën “Digital Mobility and ITS Conference for Western Balkans” që po zhvillohet në Sevilje, Spanjë, prezantuam të arriturat tona

Në kuadër të konferencës “Digital Mobility and ITS Conference for Western Balkans” që po zhvillohet në Sevilje, Spanjë, prezantuam të arriturat tona gjatë këtij mandati në fushën e mobilitetit digjital dhe sistemeve inteligjente të trafikut.
Ndër to përfshihen: miratimi i Strategjisë për ITS, Plani i Veprimit, adoptimi i Ligjit për Rrugët si dhe aktet nënligjore përcjellëse. Paralelisht, kemi nisur edhe operacionalizimin e strategjisë dhe punimet për dizajnimin e Qendrës për Menaxhimin e Trafikut (TMC). Kjo qendër do të shërbejë si një njësi kombëtare për monitorimin e trafikut, analizën e të dhënave, menaxhimin e incidenteve dhe ofrimin e shërbimeve të informacionit në kohë reale.
Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të transportit në Kosovë, me impakt direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Lexo më shumë

U miratu Plotësimi dhe Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së publikut në vendimmarrje mjedisore, është miratuar Plotësimi dhe Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore.
Ky Udhezim Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Lexo më shumë