Lajmet

02 maj 2025

ARRITJET

ARRITJET
Infrastruktura Hekurudhore

Lexo dhe:

Kryeministri Albin Kurtin, ministri Liburn Aliu, Kryetarin e Komunës Ilir Ferati dhe Zëvendësministrin Jeton Raka ne komunën e Istogut vune gurthemelin e parë për banimin e përballueshëm dhe social

Vendosëm gurthemelin e parë për banimin e përballueshëm dhe social, një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të një prej politikave kyçe të kësaj Qeverie në fushën e banimit.

Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Komunës Ilir Ferati dhe Zëvendësministrin Jeton Raka, nisëm zyrtarisht ndërtimin e këtij projekti që synon të mbështesë familjet, çiftet dhe individët që kanë nevojë për banim të qëndrueshëm dhe dinjitoz.

Në këtë fazë të parë, në Istog po ndërtohen 65 njësi banimi, 52 për banim të përballueshëm dhe 13 për banim social, me sipërfaqe totale prej 9,120 m² dhe me një investim prej 4.9 milionë euro. Ky projekt me standarde moderne do të shtrihet së shpejti edhe në komuna të tjera.

Nga thirrja e parë publike kemi pranuar aplikime nga 13 komuna. Deri tani, në 5 prej tyre janë hartuar projektet dhe janë nënshkruar kontrata për 7 njësi ndërtimi në 4 komuna: Istog, Pejë, Gjilan dhe Podujevë, me një vlerë të përgjithshme prej 32 milionë euro.

Banimi i përballueshëm dhe social është investim në mirëqenien e qytetarëve dhe në të ardhmen tonë të përbashkët.

 

Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) me aktivitete te shumta shënon 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në kuadër të angazhimeve të saj për edukim mjedisor dhe ndërgjegjësim të hershëm, organizoi një aktivitet tematik në shkollën fillore SHFMU “DITURIA” në Shkabaj, me pjesëmarrjen aktive të nxënësve dhe stafit arsimor.

Moto e këtij viti ishte – “Ujërat pa plastikë” – adreson një nga sfidat më të mëdha bashkëkohore në mbrojtjen e mjedisit: ndotjen plastike në ekosistemet ujore. Përmes diskutimeve interaktive dhe materialeve edukative, nxënësit u njohën me ndikimin afatgjatë të plastikës në natyrë, rreziqet që ajo paraqet për Biodiversitetin dhe shëndetin e njeriut, si dhe rëndësinë e reduktimit të përdorimit të plastikës njëpërdorimshe.

Në shenjë simbolike dhe praktike, MMPHI shpërndau:

  • Termosa të ri përdorshëm,
  • Lapsa me farë bimore, që mbillen pas përdorimit,
  • Çanta biodegraduese, si alternativa ndaj plastikës konvencionale.
Lexo më shumë