Lajmet

27 dhjetor 2023

Hapen zyrtarisht koridoret ajrore me Republiken e Shqipërisë

Sapo u hapen zyrtarisht koridoret ajrore me Republiken e Shqipërisë.
Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.
Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë.

Lexo dhe:

Vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë - Podujevë

Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet 🚜👷‍♀️👷🏼.
Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Lexo më shumë

Vizitë në Podujevë për projektin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë

Projekti i rrugës ka avancuar me një dinamikë të shpejtë, duke përfshirë punimet me një intensitet të lartë, të cilat vijojnë me një angazhim maksimal për çdo ditë.

Jemi duke demonstruar një efikasitet të lartë dhe një menaxhim të shkëlqyer, për një projekt ku investimi është 38 milionë euro, e ku ky investim shtrihet përtej aspektit financiar, duke sjellë një ndryshim konkret në infrastrukturën rrugore dhe duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e shërbimeve të transportit për të gjithë.

Lexo më shumë