Lajmet
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shënon Diten Ndërkombëtare të Maleve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Institutin për Politika Zhvillimore – INDEP, shënuan “Ditën Ndërkombëtare të Maleve” më 11 dhjetor 2023 me aktivitete të shumta.
Hapja e takimit e bëri z. Besmir Kokollari- Zyrtar për Edukim dhe Ndërgjegjësim Mjedisor, Kryesues i Këshillit Organizativ duke potencuar përkushtimin e MMPHI-së për mjedisin në Republikën e Kosovës, shtimin e hapësirave me gjelbërim përmes investimeve direkte nga MMPHI dhe investimeve në mjedis në përgjithësi. MMPHI sot mbjell 105 drunj në SHFMU-në “Zahir Pajaziti” që lidhen me numrin e dëshmorëve në Komunën e Podujevës dhe një Kopshti vertikal- eko ulëse për këtë shkollë.
z. Naim Bajrami, drejtor i SHFMU “Zahir Pajaziti” në Orllan, Komuna Podujevë falënderoi Ministrin z. Aliu dhe MMPHI-në për përkushtimin dhe ofrimin e këtij donacioni të vlefshëm për mjedisin në hapësirat e shkollës.
z. Ali Sefaj, anëtar i KO-tiv foli për rëndësinë e mjedisit duke filluar nga Kushtetuta e Kosovës legjislacioni primar dhe sekondar mjedisor si dhe zbatimi i tij.
z. Bajram Kadriu zv. Kryesues KO-tiv MMPHI – mbajti fjale ku hedhi një vështrim të shkurtër për historikun dhe rëndësinë e kësaj dite si dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.
Aktivitetet vazhduan edhe sot sipas agjendës në SHFMU “Iliria” Komuna e Prishtinës me mbjelljen e drunjëve dhe dhurimin e kopshtit vertikal-eko-ulëses. MMPHI dhe INDEP shpërndanë materiale promovues dhe dhurata në shoqatën Down Syndrome Kosova dhe vizituan zhvillimin e punimeve të kartolinave, kartolina unike, punime dore të punuara nga personat me sindromën DOWN më dt. 12.12.2023. Aktivitetet vazhdojnë sipas agjendës edhe ditët në vijim.